>
BIOSHQIP
Biografia
I njohur me emrin e tij të skenës Danny ose Dardanny, Dardan Osmanollaj është një këngëtar, rapper, kompozitor dhe prodhues Shqipëtar. Danny kontriboi në estradë me shumë këngë të bukura si LATINA. Ai është një Hip Hop artist i talentuar.

Dardan Osmanollaj U lind më 17 Janar në Prizren, Kosovë. Ai u morr me muzikë qysh në moshë të vegjëlisë. Duke shkuar në të njëjtën kohë në dy shkolla (Shkollën elementare dhe atë të muzikës), Gitara ishte instrumenti që ai kishte përzgjedhur për karrierën e tij. Pas 7 vitesh ai bëri këngën e parë. Duke marrë lavdata nga shumë ndëgjues të muzikës ai vendosi te debutojë fuqishëm duke hapur edhe studion e tij jo profesionale.

Dardanny debutoi në industrinë e muzikës më 19 Mars 2016 me këngën Getting Money që ai luajti në një music contest Koncert Humanitar të organizuar nga Fshati Gjonaj. Në vitin 2009 ai producoi këngën e tij të parë e cila kishte të bënte rreth klasës zhurmëtare. E producuar nga vetë ai. Në vitin 2010 Dardanny nisi të krijojë melodi nga vetë dora e tij.

Ai duke parë vullnetin e tij vendosë të bëj gjithqka nga vetvetja pa ndihmën e askujt, duke shkruar tekste duke kompozuar muzikë si dhe duke i producuar ato. Dardanny gjithashtu ka vazhduar shkollën e muzikës gjerë në ditët e sotme, ku sot vazhdon të vijojë studimet në fakultetin e arteve "HASAN PRISHTINA". Pasi vazhdoi studimet ai vendosi të vazhdojë karrierën e tij si reper pa marrë parasysh se studionte muzikën klasike, duke u regjistruar në labelin e parë të tij në Prizren të quajtur 029 në krye me DADDY F. Duke vazhduar si producent si beatmaker dhe si tekstshkrues ai bëri këngën e tij të parë (RAP) në vitin 2012 duke vazhduar edhe me këngët e radhës me bashkëpunime "Ma t'fortit knena feat. Edi", "Muzika Jonë feat. Daddy F", "Solo", "Asaj", "Going on". Me të shkëputur nga grupi 029 Danny vazhdoi i vetëm me këngë solo.

Në vitin 2012 ai fillon me këngën e parë pas shkëputjes nga grupi 029 të quajtur "This is me", "Going up", "S'je in", "Asaj". Viti 2014 e pret me këngën e radhës të quajtur "n'Qaf" e cila ka arritur gati 200.000 klikime në Spotify.

Në 2015 Danny vazhdoi me këngën e radhës të quajtur "Getting Money". Më 1 Tetor 2016 Danny lëshoi një bashkëpunim me vëllaun e tij Albert Osmanollaj të quajtur "Ronaldo", e cila arriti një sukses të bukur në Youtube.

Ndërsa bujë të madhe bëri me Remiksin e tij të quajtur "Kavec", në të cilin ai punon zërin e një djali i cili perimes (trangullit) i thotë KAVEC, duke e përshtatur atë me melodi interesante.

Famën e fitoi me remiksin e tij definitiv të deputetit të Drenasit, Ramiz Lladrovci ku Danny morri gafën që kishte thëne deputeti (Forca e bën fuqinë) dhe e shëndrroi në një remiks, ku pas publikimit portalet nga Kosova poashtu edhe Shqipëria nuk kishin të ndalur duke shkruar rreth tij. S'kishte të ndalur edhe me këngët e tij duke vazhduar t'a bëj remake këngën "ROCKSTAR" nga Post Malone dhe 21 Savage, "Lose Yourself" nga Eminem, si dhe me këngët e kompozuara nga vet ai.

Më datë 20 Janar 2018, Danny publikon videoklipin e tij të parë "Zeus".Në vitin 2018 ai vazhdon me videoklipin "Zeus" duke arritur mbi 50,000 mijë klikime dhe duke pasur sukses gjithashtu edhe nga portalet.

Më datë 11 Korrik 2018, Danny publikon videoklipin "Ndre Mjeda", duke pasur sukses poashtu.

Më datë 3 Nëntor 2018, Bebe & Danny publikojnë videoklipin "Gyal".

Dhe së fundmi ai ka publikuar këngën "LATINA" duke pasur suksese të mëdha. Danny i njohur edhe si producent ka bashkëpunuar edhe me Youtuberë të mëdhenjë siq është Shpetim Hajdini (ShpetimHaj), Arjan Lekaj, Phatooni etj. Gjithashtu ai po përgaditë edhe një mixtape të quajtur "8Ris" për të cilin paralajmëron se do të jetë vërtetë një kryevepër.