>
BIOSHQIP
Biografia
David Cena, i cili jeton dhe vepron në Gelsenkirchen të Gjermanisë, ka publikuar edhe këngën e dytë. ‘Jeta’, titullohet kënga që e ka sjell në treg reperi pejani, të cilin e ka shoqëruar me videoklip. Kënga është e zhanrit hip-hop, gjersa edhe videoklipi është realizuar me shumë kujdes, duke iu përshtatur fabulës. Theksojmë se për instrumentalin dhe videon e këngës është përkujdesur produksioni VJAGStudio.