>
BIOSHQIP
Biografia
Mërgim Aliu, i njohur si Castor, ka lindur në Norvegji. Ka përfunduar studimet në shkollën e filmit dhe merret me realizimin e filmave në Norvegji, të cilët janë vlerësuar me shumë çmime në botë. Të kënduarit është një pason për Castor, i cili që në moshën 7 vjeçare ka marrë pjesë në talent show-n ”Yjet e Vegjël” në Suedi. Karriera si këngëtar ka vijuar me publikimin e shumë këngëve, albumeve dhe video në Suedi në gjuhën suedeze. Gjithashtu ka mbajtur turne brenda shteteve Skandinave. Ka publikuar disa këngë në gjuhën shqipe dhe shumë shpejt do të publikojë dhe albumin e parë në gjuhën shqipe.

Më datë 9 Qershor 2016, Castor & Kanita Suma publikojnë videoklipin "Champion".

Më datë 11 Janar 2022, Castor publikon videoklipin "Shoqni". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Castor.

Në Shtator 2022, Castor merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Maco".

Më datë 23 Prill 2023, Castor publikon videoklipin "Roulette". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Castor.

Më datë 1 Gusht 2023, Arinda & Castor publikojnë videoklipin "Alarm". Teksti i këngës u përgatit nga Castor, teksa për arranzhimin u kujdes Apollo.