>
BIOSHQIP
Biografia
Lindur në Pogradec më 28 shtator 1955. Pas mbarimit të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë shqipe dhe letërsi, kam punuar mësues letërsie në gjimnazin “Muharrem Çollaku” në Pogradec ku vazhdoj të jap mësim.
Kam botuar: “Nobel. Laureatët e letërsisë, ese”; “Hapësirat rrallohen prej dhimbjes, sprovë”; “Heremit”, tregime; “Emra në zgrip”, prozë; “I verbër shiu në mëngjes “ roman; "Nobel. Lauretët e letërsisë" botim i dytë i plotësuar; "Era ndez qirinj", roman; "Përtëritje", portrete.
Jam vlerësuar me çmimin “Mitrush Kuteli “ nga shoqata “Elita art” në vitin 2014 dhe me çmimin e dytë për tregimin e shkurtër nga Akademia Europiane e Artit në vitin 2018. Jam i pranishëm me botime në revistat letrare “Obelisk”, “Illz” Tiranë, “Metafora” Prishtinë, “Stil” Shkup, “Doruntina” Kërçovë, “Pegasi” Athinë, “Shqiptari i Rumanisë” Bukuresht etj. Kam redaktuar dhjetra libra midis tyre: "Kështu foli Zarathustra, Niçe; "Nana", Emil Zola, krijimtarine e I Haxhillarit e plot te tjere.
Jam kryeredaktor i gazetës kombëtare "Kujtesa".