>
BIOSHQIP

(2001-2017)

Biografia
Blerta ishte një vajzë e ndeshur me publikun, pasi ajo ka qenë pjesëmarrëse dhe tek Gjeniu i Vogël 6 në vitin 2014. Familjarë, të afërm, miq i kanë dhënë lamtumirën e fundit 16-vjeçares e cila humbi jetën pas një komplikacioni me anestezinë. Mes lotëve, dhimbjes, ata janë përshëndetur për herë të fundit me 16-vjeçare e cila u nda nga kjo jetë para kohe. Dhimbja e familjarëve nga humbja e papritur e fëmijës së vogël të shtëpisë është shoqëruar dhe me akuza për spitalin privat, i cili kreu dhe operacionin për përmirësimin e ligamentit dhe minsikut të gjurit të artistes së vogël, Blerta Pepa. Pas operacionit nga i cili humbi jetën Blerta, mjeku i cili asistoi në operacionin e saj, Tefik Zhurda tentoi të vrasë veten duke injektuar në trupin e tij lëndë anestezie.

Më datë 15 Tetor 2018, Ermal Pepa & Landi Pepa publikojnë videoklipin "Si Ta Pranoj?". Një vit nga vdekja e Blerta Pepës, 16 vjeçarja që humbi jetën në mënyrë tragjike pas operacionit në këmbë, dy vëllezërit e Blertës, Ermal Pepa dhe Landi Pepa, kanë bërë një këngë kushtuar motrës së tyre. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga Chill Pro.

Në një postim të tij ne Instagram, Ermal Pepa e kujton kështu motrën e tij Blertën: "Nuk besoja asnjë sekond që do ikje përgjithmone nga ne Blerta ime. Më qan shpirti, më dhemb zemra për ty motra ime, por kësthu qënka jeta o zemër. Ne po vazhdojmë sikur asgjë s'ka ndodhur. E di që ty s'të pëlqente kjo botë, pasi ma ke thënë vetë me gojën tënde, por jo të ikje kështu motra ime... Nuk e meritonim këtë dhimbje. Kemi shumë nevojë për buzëqeshjen tënde, o dashuri".
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}