>
BIOSHQIP
Biografia
Ai ka shume vite qe jeton në Zvicër dhe pos punëve të tij të përditshme, Blerimi e ka gjetur vetën edhe në muzikë. Qysh në vitin 1998, ai mori rrugën e mërgimit për tu vendosur në qytetin Buchs AG Arau të Zvicrës. Atje integrohet shpejt në jetën e zviceranëve duke lënë përshtypje tejet pozitive edhe në rrethin ku ka jetuar e punuar.

Më datë 17 Tetor 2015, Blerim Maloku publikon videoklipin "Lokali I Dashurise", e orkestruar nga Ardian Kastrati, me tekst e muzikë të Ilir Baranit. Blerim Maloku thotë se kënga ka pushtuar zemrat e atyre dashamirëve që mendojnë për vlera e cilësi në këtë zhanër. Maloku thotë se kënga ka pushtuar tregun dhe po komentohet e po pritet mirë nga dëgjuesit e shumtë anekënd trojeve shqiptare. “Unë jam adhurues dhe këngëtar i këngëve argëtuese me theks të veçantë për dashurinë e jetën e mirë të gjeneratave të reja. Jam i sigurt se jemi munduar që para audiencës të sjellim vlera dhe mesazh se me përkushtim e dashuri për muzikën e mirë e të mirëfilltë ia vlen të investohet”. Klipi është realizuar nën përkujdesjen e Milot Llalloshit.

Më datë 10 Shtator 2016, Blerim Maloku publikon videoklipin "Sa Here".

Më datë 26 Korrik 2017, Blerim Maloku publikon videoklipin "Ani Ani".