>
BIOSHQIP
Biografia
Botës së muzikës i është shtuar edhe një këngëtar i ri dhe i talentuar. Bëhet fjalë për Bekim Qemalin, i njohur më shumë me emrin artistik Beko, i cili më datë 1 Korrik 2017, ka lansuar projektin e tij të parë, “Si ma herët”.

“Me muzikë jam marrë pre kur kam qenë i vogël dhe gjithmonë kam pasur qejf të këndoj. Unë e dua muzikën dhe e bëj këtë punë me gjithë qejf. Gjithashtu, përpos këndimit, i bie edhe kitarës dhe ky instrument më pëlqen shumë”, thotë fillimisht Beko.

19-vjeçari ka kënduar nëpër evenimente të ndryshme ndër vite në Zvicër, mirëpo vetëm tash e ka nisur karrierën edhe zyrtarisht, me këngën e parë që e lansoi ditë më parë.

“Kjo është kënga e parë profesionale e imja. Tekstin e ka shkruar Fuego, muzikën ma ka bërë Zzap n Chriss dhe Kelmendi. Jam i kënaqur me muzikën dhe jam gjithashtu i kënaqur me tekstin e Fuegos”, është shprehur këngëtari.

Më datë 25 Korrik 2019, Beko publikon videoklipin "Zemer".