Biografia
The Beatles janë formuar në vitin 1960 në Liverpool. John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr janë pjestarët e grupit i cili është konsideruar si grupi më i mirë dhe me influencat më të mëdha në muzikën rock. The Beatles, në fillimet e tyre, kanë eksperimentuar me disa zhanre muzikore, duke filluar nga baladat pop e duke shkuar deri në psychedelic dhe hard rock, duke përfshirë në to dhe elementë të rinj. Në vitin 1960, grupi fiton aq popullaritet sa shfaqet edhe termi "Beatlemania". Në fillim të vitit 1960, Beatles krijuan reputacion duke luajtur në klube të ndryshme në Liverpool dhe Hamburger në mënyre periodike. Menaxheri Brian Epstein e formoi grupin nga ana profesionale, ndërsa producenti George Martin zgjeroi potencialin e tyre muzikor. Beatles fituan famë të madhe në Britaninë e Madhe pas publikimit të hitit "Love Me Do" në vitin 1962. Suksesi i grupit po rritej vazhdimisht. "Fab Four" (katërshja fantastike), të njohur ndyshe me këtë pseudonim, në vitin 1994 ishin bërë yje ndërkombëtare, madje në Shtetet e Bashkuara i quajtën "pushtimi britanik". Që nga 1965-a, Beatles kanë marrë shumë kritika pozitive për materialin e gjetur të këngëve të tyre, duke përfshirë këtu frymën e re dhe influencën e madhe që patën albumet : "Rubber Soul" (1965), "Revolver" (1966), "Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band" (1967), "The Beatles" (White Album)(1968) dhe "Abbey Road". Pas ndarjes së tyre në 1970-ën, pjestarët e grupit vazhduan një karrierë të suksesshme në muzikë. Lennon është vrarë në 1980, Harrison vdiq nga kanceri në nëntor të 2001-shit, ndërsa McCartney dhe Starr janë ende aktivë në muzikë. Bazuar në RIAA, The Beatles është grupi me numrin më të madh të shitjeve në Shtetet e Bashkuara, me 177 milion kopje të shitura. Ata kanë numrin më të madh të vendeve të para në klasifikimet britanike dhe kanë shitur më shumë se çdo artist tjetër në historinë e muzikës. Në vitin 2008, grupi u pozicionua në krye të klasifikimit të revistës "Billboard" për 100 artistët më të suksesshëm. Beatles kanë fituar dhjetë çmime Grammy, një Academy Award dhe 15 çmime "Ivor Novello". Revista "Time", në një klasifikim të 100 njerërzve më me influence të shekullit të 20-të, ka përfshirë dhe grupin Beatles. Beatles është grupi më i shitur në histori me më shumë se 600 milion kopje në gjithë botën.
Katër anëtarët e grupit – shpesh emëruar si "Fab Four" – ishin:
John Lennon (l. 9 tetor 1940 në Liverpool; v. 8 dhjetor 1980 (vrarë) në New York, ShBA)
Paul McCartney (l. 18 qershor 1942 në Liverpool)
George Harrison (l. 25 shkurt 1943 në Liverpool; v. 29 nëntor 2001 në Los Angeles, ShBA)
Ringo Starr (l. 7 korrik 1940 në Liverpool)
Për një kohë të shkurtër pjesëtarë të grupit kanë qenë edhe:
Stuart Sutcliffe, (l. 23 qershor 1940 në Edinburgh; v. 10 prill 1962 në Hamburg, Bas deri 1960)
Pete Best, (l. 24 nëntor 1941 në Madras, daulle deri 1962)