>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur ne nje fshat afer Decanit, ku edhe kryen shkollen fillore dhe te mesme, si nxenesi me i dalluar i shkolles, Bardhyl Sumaj, ishte si femije nje talent. Kete e beri dhe e provoi vazhdimisht duke qene njeri nga recitatoret me te mire te komunes , poashtu ngapak duke u mare dhe me muziken dhe me vallezimin. Vete prindi i tij, nje burre qe eshte marre me muzike nje mjeshter i sharkise dhe qiftelise, i cili ka kenduar edhe neper oda, dhe nga ketu lind edhe talenti i trasheguar I Bardhyl Sumaj, dmth nga i ati i tij. Para se te fillonte ne menyre me profesionale te bente art, ishte veq i pregaditur te fillonte diqka profesionale, sidomos ne kohen e shkolles se mesme, ku ishte edhe njeri nga folesit dhe veeprimtaret kulturor te komunes, te shkolles se mesme, dhe poashtu i shoqerise artistike te asaj komune,
Suksesin e arrin duke u vendosur ne Prishtine duke studiuar atje dhe duke u marre me gazetari, te cilen gje e ben disa vite, Fillimisht regjistrohet prane Ansamblit te Akademise se Arteve , ku edhe korre suksesin e tij si njeri nga valletaret me te mire te ketij ansambli , njeherit dhe solist .Dhe permes vallezimit futet ne kontakt me linjen e muzikes qe te cilen e donte pa mase, e vetmja gje qe e qlironte emocionalisht. Zbulohet nga nje grup reperesh, dhe nga kompozitori i hiteve me te medha hip hop dhe rnb Arben Haliti, dhe studio BIG FISH RECORDS: Aty regjistron kengen e tij te pare ``Rrugeto ``, me te cilen fiton qmimin me te rendesishem te Polifest 2004, si interpretuesi me i mire. Kenga mberthen ne vete shume qka nga jeta e kengetarit kundrejt realiteti njerezor ne pergjithesi. Vazhdon bashkepunime me shume repere kosovare, te cilen jane me se te interesuar te bejne kenge me te, sepse zeri i tij pershtatet shume ne refrenen e kengeve hip hop dhe rep. Vazhdon te punoje kengen Nokturno si kantautor dhe fiton ne ``Fer Festival``, vendin e dyte. Kengete tija ne vazhdim jane Vrull, Kujtim, Kodi, Jam shqiptar, Ska ndryshim, Eja nje kenge hit e Polifest 2005.Nga viti 2006 jeton ne Gjermani Ne frankfurt dhe atje vazhdon jetene tij private dhe profesionale. Ne vitet 2006-2008 bashkepunon me disa repere kengetare dhe nxjerr ne pah 4 kenge ne bashkepunim, dhe poashtu ne vitin 2009 ben kengen Harruar ne bashkepunim me Bujaa.
Vepron jashte shtetit dhe po punon ne singlat e tij te ri , ne nje studio amerikano gjermane. Suksesi i tij si kengetar si valletar nuk eshte i pakte. Perkundrazi eshte nje piktor i mire dhe nje gazetar, gje qe nuk e ben me.
DËRGOI: