>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja Gordana Kingji, e njohur me emrin Baby G, ishte pjesë e label-it On Records. Gordana ishte shumë afër arritjes së marrëveshjes me “Sony Music”. Lajmi nga artistja dhe menaxheri i saj është konfirmuar për Prive, duke thënë se tashmë janë në negociatat finale për një kontratë afatëgjatë. Diçka nuk funksionoi dhe Baby G, u largua nga labeli On Records.

Ajo ka jetuar në Londër dhe Birmingham, por puna e ka detyruar që të vijë dhe të jetojë në Kosovë, por sa herë ka kohë, ajo shkon dhe atje. Ajo gjithashtu për të treguar se është krenare që është shqiptare, ka bërë tatuazh shqiponjën e flamurit tonë.

Në Birmingham studioi për arte interpretuese, dramë dhe kërcim. Gordana fitoi çmimin për studenten më të mirë të artit interpretues që i kishte dhënë më shumë besim për të vazhduar dhe për të mos hequr dorë nga talenti i saj.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}