>
BIOSHQIP
Biografia
Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës. Amanda Ava Koci është e lindur nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ava Max e nisi karrierën e saj në ShBA, teksa tani e vazhdon në Londër – vendin ku familja e saj është shpërngulur prej kohësh. Sot ajo është një prej këngëtareve të reja më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës dhe emri i ri i shqiptarëve të suksesshëm, që iu shtohet artistëve me renome botërore siç janë: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Gashi, etj. Me disa këngë hit e çmime të fituara në konkurse prestigjioze të muzikës nëpër botë, Ava Max është shndërruar pa dyshim në senzacionin e momentit. Shqiptarja ka arritur të nënshkruajë kontratë me shtëpinë e madhe diskografike, "Atlantic Records", e cila ka nën menaxhim disa projekte muzikore të Rita Orës dhe Bebe Rexhës. Kur jemi te shqiptaret e suksesshme, ajo ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e këtyre dy të fundit, pasi si Rita ashtu edhe Bebe Rexha, e ndjekin artisten Ava Max në rrjetin social Instagram.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}