Aktiv si kompozitorë, orkestrues, ton mjeshtër që nga viti 1993, fillimet e tij ishin si ndihmës në studion e Ismet Shahinit e Eroll Jakupit, pastaj konkurroi me komponimin e parë në Nota Fest 1995 dhe u shpërblye me çmimin e 2 dhe dalëngadalë u angazhua në shumë projekte muzikore duke u bërë më profesionist në këtë fushë. Ka kompozuar mbi 600 këngë për këngëtarët më të popullarizuar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, diaspora, Bullgaria, Serbia, Turqia. Pjesëmarrës në shumë festivale të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë gjithashtu dhe shumë koncerte në vend dhe jashtë vendit.