>
BIOSHQIP
Biografia
Djaloshi kosovar, Ardian Krasniqi, i lindur në Fribourg të Zvicres flet me ëmbëlsi gjuhën shqipe, dhe vërtet ka një dashuri të madhe për Kosovën. Përveç aktiviteteve dhe angazhimeve të cilat ka para vetes, ai me një entuziazëm të pashuar vazhdon të realizojë ëndrrën e tij, muzikën.
Gjithçka që ka të bëjë me muzikë, ai është i pandalshëm. Në mundësi për të vazhduar çdo gjë në gjuhën dhe kulturën e vet, ai mbet tek ajo, e cila frymon në shpirtin e tij. Jeton dhe punon në një vend, me gjuhë dhe kulturë tjetër, por ndihet krenar që është shqiptar. Ajo çka i ka interesuar Ardianit, është të flasë për realitetin dhe jo për imagjinatën. Prandaj, e zgjodhi repin për të shprehur jetën, përditshmërinë, sepse kjo ju intereson njerëzve. Mirëpo, tashmë merret dhe me një aktivitet tjetër dhe që vërtet i jep shpirt e ritëm asaj mbrëmje, të cilën e realizon si, Dj. Spirit ne Insomniadiscoclub, vetëm për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Kënga e parë e tij e publikuar është kënga e titulluar “A jeni gati”, ku ftojë fansat që të bëjnë rrugëtime së bashku. Më pas ka realizuar një bashkëpunim shumë të nxehtë siç edhe titullohet vetë kënga “Nxehtë”, interpretuar bashkë me Aurelën.

Më datë 31 Dhjetor 2011, Ardian publikon videoklipin "Ma Crazy", në bashkëpunim me R2, me tekst të Rezon Hoxhës e me muzikë të Arton Krasniqit, në produksionin, Illyrian Soldats. Kjo këngë e realizuar në Zvicër dhe me videoklip ka thyer kornizat, duke u dëgjuar dhe shikuar në youtube, klubet e natës dhe kudo.