>
BIOSHQIP
Biografia
Estrada Shqiptare dita-ditës po pasurohet me emra të shumtë që po sjellin risi në tregun muzikor. E tillë është artistja e re me prejardhje është nga Deçani, Arbana Lushaj, e cila ka vendosur të debutojë në muzikë me emrin artistik, Bunny. Ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës "Halit Kasapolli" në qytetin e Pejës dhe tani vijon studimet në Universitetin e Prishtinës në degën Akademia e Arteve.

Karrierën muzikore e ka filluar që nga mosha e vogël ku ka marrë pjesë në festivale për fëmijë duke rrëmbyer edhe çmime. Ajo po vazhdon ta ndjek ëndrrën e saj, që atëherë e kishte hobi e tani edhe profesion. Arbana është e shkathët edhe në gjuhën angleze ku nuk e ka fare problem të interpretoj këngë në atë gjuhë.

Pika e saj e fortë e cila cilësohet nga të tjerët është vokali i saj. Po ashtu karakterizohet me stilin unik të veshjes dhe atë e veçon talenti për dizajnimin e tyre. Vlen të permendet se Arbana shkruan vetë tekste duke bërë edhe vija melodike.

Më datë 12 Dhjetor 2018, Arbana Lushaj publikon videoklipin "1999".

Më datë 14 Qershor 2019, Bunny publikon videoklipin "Drunk". Muzika dhe teksti janë bërë nga vet ajo, masteringu nga Lorenc Aliaj, teksa producent i këngës është Gëzim Lazri. Bunny në klip vjen me një paraqitje atraktive, duke treguar se është mjaft e kompletuar edhe në stil.