>
BIOSHQIP
Biografia
“I martuar’, mbanë titullin kënga e Anxhelës, e cila karakterizohet me një tekst të veçante. Është vërejtur se këngëtarja shqiptare ka një potencial të jashtëzakonshëm në këndim, duke u veçuar për zërin e ëmbël e melankolik. Ejup Shabani është kujdesur për tekstin e këngës, kurse Përparim Qahili për muzikën dhe orkestrimin. Inçizimi i këngës është realizuar në Studion “Elize”, nën përkujdesjen e mjeshtrit të madh të muzikës, Meti Neziri. Ndërkaq, produksioni nga Prizreni, ’04 Production’ i ka realizuar një videoklip të bukur në ambiente të përzgjedhura në plazhet e Shqipërisë.