>
BIOSHQIP
Biografia
Rep artisti ANTWA jeton ne Gjenevë të Zvicrës dhe veçohet për mënyrën e të kënduarit në gjuhën frënge.

Më datë 15 Gusht 2018, Antwa publikon videoklipin "Apelle Moi".

Më datë 28 Tetor 2018, Antwa publikon videoklipin "Cest La Vie". Për orkestrimin u kujdes Dj Cekic. Videoklipi u prodhua nga BUG Production. Ka pak muaj që ai është nën menaxhimin e kantautorit Blero, i cili është edhe pjesë e vidoklipit të realizuar nga BUG Production. Tekstin e këngës e ka bërë Antwa dhe Lorik Zhuja, muzikën Egzon Surkishi dhe mix & master Cekic. Producent ekzekutiv i projektit është Blero Muharremi.

Më datë 11 Prill 2021, Antwa publikon videoklipin "Ni Jetë". Teksti i këngës u shkrua nga Antwa.

Më datë 5 Qershor 2021, Antwa publikon videoklipin "Se Besoj", në bashkëpunim me Alp Isufin.