>
BIOSHQIP
Biografia
Antigon Gjokaj është një artist ti ri i talentuar shqiptar nga Tuzi i Malit të zi. I dashuruar që i vogël me kitarën, kur ishte 12 vjeç Antigoni nisi të mësojë kitarën si fillim në një kishë, e më pas në mënyrë autodidakte në shtëpi. Ai ka kompozuar këngë që në moshë të vogël, si dhe ka qenë pjesë e klubit folklorik të Ansamblit “Shqiponja”, ku është angazhuar me muzikën që ai bënte në gjuhën angleze. Aty i kanë sugjeruar të këndojë në publik në salla të mëdha. Koha e lirë e tij është muzikë dhe studime, por për të ecur përpara në muzikë, ai mori pjesë në kompeticionin mjaft të ndjekur në Shqipëri “The Voice of Albania 6” kur ishte vetëm 17 vjeç. Kjo ishte një eksperiencë mjaft e rëndësishme për karrierën e tij artistike, që e ka ndihmuar për t’u rritur profesionalisht. Antigoni ka realizuar disa këngë në gjuhën angleze dhe shqip.

Në vitin 2017, Antigon Gjokaj merr pjesë në The Voice of Albania 6.

Në vitin 2023, Antigon Gjokaj publikon albumin "Purple Night Ep".