>
BIOSHQIP
Biografia
Andreea Vilcan ka studiuar epidemiologjinë në Universitetin e Mjekësisë, Farmacisë, Shkencës dhe Teknologjisë George Emil Palade në Târgu Mures dhe punon si epidemiologe. Krahas kësaj ajo merret edhe me aktivitete artistike dhe muzikore. Te ne është bërë e njohur me interpretimin e disa këngëve në gjuhën shqipe. Prej këtyre këngëve dallohet kënga "Zemër", e këngëtares Dhurata Dora, si dhe kënga emblematike Mora fjalë kushtuar Adem Jasharit. Që në fillim të videos së këngës kushtuar kryekomandantit legjendar Adem Jashari për adhuruesit e saj ajo shprehet me këto fjalë:

"Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova!"

Më datë 8 Mars 2024, Andreea Vilcan publikon videoklipin "Pa Ty".