>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 7 Tetor 2017, Andi Spahija ka publikuar këngën e re që e ka shoqëruar me videoklip. E titulluar “Ftoht”, kjo këngë trajton përpjekjen e vazhdueshme që duhet të kemi në jetë. Andi me këtë këngë na tregon se ne nuk duhet të dorëzohemi dhe të bëhëmi të fortë. Titulli i këngës aludon në daljen nga realiteti i përditshëm dhe se një ditë të mirat do të vijnë.

Më datë 25 Dhjetor 2017, Andi publikon videoklipin "1 Përshendetje". Këngëtari tregon se si nuk duhet të dorëzohemi pavarësisht se kemi kundërshtar të shumtë në jetë. Tekstin e këngës e ka shkruar vet autori, ndërsa për Beat e muzikës është përkujdes OzgunBeatz.

Më datë 20 Korrik 2018, Andi publikon videoklipin "Hip Hop". Kënga është punuar nga Lyric Master dhe Feriko, ndërsa teksti u shkrua nga Andi Spahija. Videoklipi u prodhua nga Biggy Image.

Më datë 21 Dhjetor 2018, Andi publikon videoklipin "Mos M'harro" dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika është punuar nga Omni dhe masteri nga Lyric Master. Videoklipi është realizuar nga Genc Ahmeti.

Më datë 28 Shkurt 2020, Ardit Sheremeti & Andi Spahija publikojnë videoklipin "My Babe". Teksti i këngës u shkrua nga Andi Spahija. Produksioni audio u realizua nga Lyric Master.