>
BIOSHQIP
Biografia
Në pragun e festës së 28 nëntorit shumë artistë kanë përgatitur projekte të reja që përkojnë me festën e flamurit. Të entuziasmuar për realizimin e projekteve të tilla kanë qenë edhe artistët e vegjël. Së fundmi, vogëlushja Ana Ramadani ka realizuar një këngë të re me titull “Një komb jemi”. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ana është vajza e deputetit të njohur nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, e cila mesa duket pasion të madh ka muzikën.

Më datë 24 Nëntor 2023, Ana Ramadani publikon videoklipin "Jo Bullizmit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nurteel.