>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja Alberita dhe rap-artisti i ri GT kanë sjellë për publikun projektin e tyre më të ri muzikor. “Fajin vet e ki” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar në studion e producentit Besim Buzuku, i njohur si Chipss. Teksti është shkruar gjithashtu nga Chipss dhe GT. Kënga është publikuar në YouTube në versionin audio me tekst, ndërsa pritet të pëlqehet nga publiku.