Biografia
Përmes Shoqatës Nëna Terezë për çdo vit u shpërndau nevojtarëve të fshatit Kopiliq nga 5000 kg miell falas.
Shkollës së Turiçevcit, në vitin `96 i bleu drutë për ngrohje në vlerë prej 2000 DM dhe komplet xhamat e shkollës në vlerë 650 DM, si edhe për disa vite me radhë ndihmë në libra e fletore nxënësve të kësaj shkolle. Aktivistë i dalluar i Grupit të Emergjencës në Zvicër, pas fillimit të luftës.
Me kontribut prej 18.000 fr.ch kryesisht në fondin "Vendlindja thërret", ndihmë shtabit të UÇK-ës në Aqarevë me armatim e municion, aktivist dhe shtyllë në Lëvizjen mbarë kombëtare UNIKOMB, ku në verën e vitit 2012, organizoi tryezën shkencore në Skënderaj për heroin që sfidoi historinë, Milosh Nikollë Kopiliqin dhe bëri rindërtimin e inaugurimin e Bunarit të Milosh Kopiliqit në Kopiliq të ulët, i vjetër që nga viti 1350. Në praninë e 500 pjesëmarrësve, për projektin e bunarit shpenzoi mbi 7.500 € Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë bëri mbi 200 mirënjohje për heronjtë, martirët dhe familjet e martirëve, gjatë këtyre 100 viteve, përmës Lëvizjes UNIKOMB, në vlerë mbi 1000 € dhe shumë raste të panumërta si kontribute më të vogëla.
Në vazhdimësi angazhohet si aktivist i pa lodhshëm në kontributin për Bashkimin Kombëtar.
Autor i gjashtë vëllimeve poetike, liriko-epike:
Botuar në vitin 2013-2015
1). "NË KRAHËT E MJELLMËS"
2). "ATDHEU BRENDA VETES"
3). "PLISI I DHEUT DARDAN"
4). "LIRICHE DEI MONTI" në italisht: "LIRIKA E BJESHKËVE"
5). "KODI I URËS"
6). "ANTOLOGJI PËR ÇLIRIMTARËT ILAZ KODRA E ANTIGONA FAZLIU"
7). "Vëllimi më i ri poetik ? Akoma i pa botuar)
8). "NTOLOGJI IDEALIT TË DËSHMORIT ÇLIRIMTARË SEJDI KRALANI"
Njëherit, autori është pjesëmarrës i shumë antologjive
dhe i pranishëm nëpër faqet e gazetave dhe revistave që publikojnë shkrime letrare qoftë në vend qoftë në ato elektronike. Për Autorin u shkrua në shumë vende si në Kosovë e Shqipëri, ashtu edhe në një numër të konsideruar të gazetave për lexuesit shqiptar, që dalin në Romë, Athinë, Londër, por edhe në gjuhën e vendit ku jeton autori, në Zvicërr.
Antologjisti Ajet Shala, më parë se një dokumentarist është krijues shpirtëror, njohës i jashtëzakonshëm i trashëgimisë dhe pasurisë sonë popullore, si dhe interpretues i saj, madje njërit prej zhanreve më të lashta të krijimtarisë gojore: eposit legjendar dhe atij historik. Në të vërtetë, më parë se sa të përgatiste këtë vëllim antologjik ai e provoi kujtesën e tij me interpretimin e një vëllimi këngësh epike, e provoi pendën e tij me disa vëllime poetike, dhe vetëm në fund mori iniciativën për të përgatitur një antologji me poezi përkushtuese për dy dëshmorët e kombit, Ilaz Kodrën dhe Antigona Fazliun. Po të shihet krijimtaria e tij poetike e botuar në pesë vëllime, nuk është vështirë të vlerësohet se pjesa më e madhe e krijimtarisë letrare të tij është me poezi përkushtuese, poezi me motive historike dhe në mënyrë të veçantë poezi që shprehin madhështinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht poezi për dëshmorët e saj.
Komente 0