>
BIOSHQIP
Biografia
Afërdita Demaku kendon kengen e mirefillte shqipe me shume zemer.Kenget e fundit folklorike e radhisin "yll mbi yjet" e muzikes sone popullore te deritanishem. Nga tere krijimtaria e saj, ajo lirisht mund te konsiderohet kengetare e muzikes folklorike, e muzikes patriotike, muzikes popullore, dhe muzikes popullore moderne. Viti 2022 e nxori si solisten me te mire sot ne kete zhaner te muzikes shqiptare. Lindi ne Abri te Eperme te Drenices. Ne skene eshte paraqitur qe prej viteve te '90,si femije i talentuar dhe eshte shperblyer me vendin e pare, kudo mori pjese neper Festivale kenge te filloristeve, por edhe si antare e SHKA "Xhemal Abria", qe po e drejtonte vellau i saj.
Nje dite, si nxenese e klases se peste i ishte lutur vellaut ta merrte ne ushtrimet e SHKA-se "Xhemail Abria"dhe kishte vendosur te provoje te kendoje nje kenge.Kur ajo nisi kengen, te gjithe antaret mbeten gojehapur dhe qe nga ajo dite, Aferdita u be solistja numer nje e kesaj shoqerie. Talentin e saj per kendim e ka zbuluar mesuesi dhe vellau i saj, gje e cila e ben qe te merr pjese ne shume shoqeri kulturore artistike ne Abri, Drenas dhe Prizren. Albumi i saj i pare eshte edituar ne vitin 1995 i titulluar "Larg atdheut", autor i te cilit eshte Fadil Demaku, ndersa deri tani ka edituar dhjetera sish. Ajo ka pasur shume bashkpunime me kengetare te ndryshem,por si me te dalluar kane qene kengetaret: Bujar Qamili, Mahmut Ferati, Remzije Osmani, Vellezerit Krasniqi, Aziz Murati e shume te tjere.

Afërdita eshte e martuar me Besnik Janovën, kane dy femije: Shqipdonën dhe Shqiprimin. Kenget e saja me se shumti jane te shkruara nga Fadil Demaku, Milaim Islami, Arsim Bunjaku, Bekim Bislimi, Gafur Murati e te tjere. "Bashkepuntoret dhe ndihmesit e mi janë të shumtë, të cilët i falënderoj për përkushtimin e seriozitetin që kanë pasur ndaj punës dhe vullnetit tim. Ata janë fillimisht familja e cila më përkrah shumë, vëllai im Fadili, i cili më ka shkruar tekste, orkestruesit Adrian Kastrati, Florent Boshnjaku, Virusi, Shpejtim Gashi. Prej fillimit të karrierës më së shumti kam punuar në studion Etno Myzik te Burim Krasniqi. Nga aty kam nxjerr shumë hite. Punë të mire e shumë të suksesshme kam arritur me Agim Gashin, do ta përmendi këngën, Gëzuar Pavarësia, Gyrbetqari im, Kush po të bëhet nuse… ", deshmone Aferdita.

Aferdita eshte ne vlugun me te madh te krijimtarise se saj artistike dhe interpretimeve te shkelqyera, qe e fusin ne radhet e "yjeve kosovare" te kenges shqipe.

DËRGOI:
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}