>
BIOSHQIP
Biografia
Rap-artistët e rinj Adore dhe Kani kanë prezantuar së fundmi për publikun këngën e tyre të re. Ata kanë sjell një ripërpunim të këngës “Molo molo”, të cilën e kanë publikuar në kanalin YouTube. Kënga është incizuar në studion Interplaystudio, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Adore dhe Kani. Kjo këngë publikuar vetëm në versionin audio me tekst, gjersa komentet e para duket të jenë pozitive. Adore dhe Kani janë dy emra të rinj në rrymën hip-hop, ndërsa pritet të publikojnë edhe disa projekte të reja gjatë muajve në vazhdim.

Më datë 18 Janar 2019, Rifa & Adore publikojnë videoklipin "N'top 5". Kënga është punuar në studion InterPlay, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Rifa dhe Adore. Ky projekt muzikor është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me performancë dhe interpretim të veçantë. Ana vizuale e projekti i është besuar regjisorit Arjanit Kajtazi.

Më datë 23 Shtator 2019, 2Pella, Adore & Kani publikojnë videoklipin "Mitroghetto".

Më datë 2 Gusht 2020, Kani & Adore publikojnë videoklipin "Fatal". Teksti i këngës u shkrua nga Kani & Adore.