>
BIOSHQIP
Biografia
Lindi më 1972, në Mat dhe prej vitit 2010 banon në Durrës.
Ka botuar Poezi, që në vitet ’90 në gazetën “MATI”, e më pas në revistën “EMATHJA”, si dhe gazetat “NDRYSHE”, “MUZGU”, “TELEGRAF”, “RRUGA E ARBËRIT”, revista “ILLS” etj.
Pjesëmarrëse në: ” ANTOLOGJIA POETIKE MATJANE” ( 1 & 2), “ Antologji Poetike për Nënën”, ”Antologji Poetike për Dashurinë”, “Antologji Poetike për Fëmijërinë”, “Antologji Poetike e Personave me Aftësi të Kufizuar Fizike”, Botimet “Muzgu”, etj.
Është vlerësuar me disa shkrime në mediat e shkruara e vizive dhe ka marrë vlerësime për poezinë nga studiues, kritikë e gazetarë të ndryshëm.
Është fituese e çmimit “PENDA BUDI” (2009), “ÇMIMI I MIRËNJOHJES” (me motivacion “PËR KRIJIMTARI POETIKE QË SJELL VLERA TË VEÇANTA), në konkursin mbarëkombëtar “Fjala poetike 2017”, ÇMIMI I TRETË në Festivalin Poetik Mbarëkombëtar “PRANVERA POETIKE DURRSAKE” (2018) si dhe ÇMIMI I PARË në Festivalin Mbarëkombëtar “Muza Poetike Budiane” (2018)

Ka botuar vëllimet poetike:

1-) ”Parajsë pa engjëj…” (2004)
2-) “Kam mall…” (2008)
3-) “Psherëtima jote jam” (2010)
4-) “Ndryshe nga dje…” (2014)
5-) “Hije ëndrre” (2022)

Por krahas krijimtarisë poetike është aktivizuar si aktiviste për të drejtat e Aftësisë së kufizuar që prej vitit 2010, me njohjen e Konventës së OKB-s “Për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar” dhe është zgjedhur në krye të Shoqatës së Para &Tetraplegjikëve të Shqipërisë, dega Qarku- Durrës, në shkurt 2015. Një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe mosdikriminim e Aftësisë së Kufizuar, gjer në instancat më të larta shtetërore, ku i ka përfaqësuar, pasi ishte e para antare e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (një strukturë e ngritur nga Kryeministri me pjesmarrës të gjithë ministrive që ofronin shërbime publike).
Është ideatorja dhe realizuesja e të parit Konkurs Poetik mes poetëve me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri (2015).