>
BIOSHQIP

Valbona Halili: Rikthehem Me Shumë Projekte Dhe Një Bashkëpunim Surprizë

17-5-2013
Valbona Halili: Rikthehem Me Shumë Projekte Dhe Një Bashkëpunim Surprizë
Kengetarja e mirenjohur e muzike popullore Valbona Halili, do te vije para fansave te saj se shpejti me nje projekt qe do ta sjelle paksa me ndryshe, megjithese ashtu sic shprehet edhe vete ne nje interviste per suplementin "Summer Time", ajo tashme eshte identifikuar si nje kengetare qe behet pjese ne te gjitha gezimet familjare te shqiptareve, kudo qe ndodhen. Para pak kohesh eshte kthyer nga nje turne ne Amerike, nga ku kengetarja kishte mbetur me pershtypjet me te mira per kete publik artdashes dhe mikprites. Por kenge e re nuk eshte projekti i vetem per Valbonen, ajo ka edhe disa surpriza te tjera qe preferon t’i lere te tilla edhe per pak kohe.

Si ka qene gjysma e pare e vitit 2013 per ju?

Te them te verteten ka qene nje ngarkese shume e madhe qe kur ka hyre viti 2013. Ofertat kane qene te shumta dhe koncertet e fundit qe kam dhene kane qene ne kontinentin e larget te Amerikes. Ku me kane pritur me shume dashuri dhe publiku ka qene shume i ngrohte, shume mikprites. Kishin nje mall shume te madh jo vetem per vendin por edhe per muziken popullore. Mbresat me te mira deri tani i kam per publikun atje, sepse me kane pritur shume mire. Axhenda eshte nderkohe shume e ngarkuar meqenese kane nisur edhe ditet e ngrohta. Nderkohe kam nisur punen edhe per nje kenge te re qe do ta nxjerr shume shpejt bashke me videoklip.

Por gjithcka do ja leme kohes.

Dhe si do te titullohet kenga?

Tekst shkruesi i njohur Jorgo Papingji qe eshte edhe autori i tekstit, i pelqen qe te vendose ne momentin e fundit per titullin sepse punon deri ne fund dhe kur te mbaroje kenga vendos edhe per titullin. Per kete arsye nuk mund ta them ende titullin e kenges.

Ju keni filluar punen per klipin nderkaq, a do te jete po aq i suksesshem sa "Pajtoni"?

Ju e preket pak kengen e pajtonit, por besoj se do te mbetet gjate ne kujtese sepse eshte pjese e muzikes se Shqiperise se mesme dhe ajo kenge eshte ende shume e kerkuar ne fakt. Ka shume cifte te reja qe e kerkojne. Per kengen qe kam nisur momentalisht, kemi menduar bashke me kompozitorin Edi Balili, qe per momentin tregu eshte paksa i rremujshem por qe shohim qe ka hyre nje trend qe pelqehet shume nga rinia. Ne jemi vete prezent ne koncerte te ndryshme dhe shikojme cila eshte muzika qe pelqehet. Duam apo nuk duam ne, ajo muzike po kerkohet dhe adrenalina ngrihet ne maksimum. Une vete bej pjese te muzika e Shqiperise se mesme por bashke me Edin dhe me Jorgo Papingjin per kete materialin e ri qe jemi duke punuar te sjellim dicka ndryshe Eshte dicka e re, kemi menduar qe te sjelli risi ne muziken e Shqiperise se mesme. Ka fabul brenda dhe mbi kete fabul do te ndertojme edhe klipin qe ka nderthurjen e viteve brenda. Pra jane thuajse dy mentalitete te ndryshme, te viteve te meparshme dhe atyre qe po jetojme sot, besoj se do te pelqehet dhe do te jete i suksesshem, por ne fund i takon publikut te vendosi.

Mendoni se do te jete edhe kenga me e re, pjese e gezimeve familjare?

Kur nisem punen per kete projekt te ri, ne mendesine e Edit ishte qe te mos sillnim ate qe kemi sjelle gjithmone, kenge tipike dasme, por menduam qe te sjellim dicka ndryshe, megjithate duam apo s’duam mendoj se prape aty do te mbetem.

Dhe kur pritet te dale kenga?

Une jam ne pune e siper, sepse per ne kengetaret stina e nxehte e veres gjithmone na gjen me nje projekt te ri. Kjo kenge eshte menduar per sezonin veror dhe duke qene se jo gjithcka varet nga une besoj se do te jete gati per sezonin veror.

Ju jeni shpesh ne udhetime, ju pelqen te jeni ne levizje apo ju jane kthyer ne merzitje?

Udhetimet jane bere pjese e punes sone, sepse jashte na pret nje publik tjeter. Eshte nje impenjim shume i madh besoj jo vetem per mua por per te gjithe kengetaret. Tani me eshte kthyer pak ne nje forme stresi sepse une i kam fobi lartesite dhe avionet por duhet qe te pershtatem.

Tashme eshte bere pjese e te gjitheve frekuentimi i rrjeteve sociale, po ju cfare marredheniesh keni me keto rrjete Facebook, Youtube?

Po keto rrjetet sociale sidomos Facebooku, eshte bere pjese e te gjitheve. Por per ne kengetaret eshte nje marketing shume i mire, Une vete kam nje profil timin ne Facebook por nuk kaloj shume kohe ne te, Kur kam dicka te re e publikoj, apo edhe evente ku jam e ftuar per te kunguar. Ne Youtube shohim veten ku jemi me klikimet tona, pasi keto kohet e fundit kengetaret po i rrine vete menaxhimit ne koke, Edhe une me kengen me te re qe do te nxjerr tani dua qe te lidh kontrate me Youtube per te pare jo vetem ecurine e kenges, por edhe per vlerat monetare, pse jo.

Sigurisht qe komentet ne Facebook jane nga me te ndryshmet, po cili eshte me i bukuri qe keni marre?

Absolutisht qe komentet jane te shumta dhe kam shume komente te bukura, nuk mund te vecoj asnjerin sepse varet nga to qe une publikoj, komente me vijne si nga fansat e mi ketu ashtu edhe nga diaspora.

Nje pjese e mire e kengetareve tona jane shume aktive ne FB, duke publikuar edhe pjese nga jeta private, ju sa aktive jeni?

Jo nuk jam kaq aktive. Jeta ime private mbetet e tille deri ne fund, Sa here qe kam dicka te re ne lidhje me karrieren time e publikoj. Dmth, me shume e shoh si nje vend ku behet marketing i mire.

Si e kaloni ju kohen e lire?

Nje nga hobet e mia eshte sporti dhe sidomos palestra ku une kaloj dy ore ne dite patjeter pasi e kam edhe shume afer shtepise. Aty me kalon edhe ora e lira, kam nje rreth miqsh, jo se me koleget nuk kam marredhenie te mira, por me shume kohe kaloj me miqte e mi kur nuk jam ne aktivitete te ndryshme. Pasi gjej kohen edhe per te bere trajtime te ndryshme, sepse imazhi ka nje pjese te rendesise per mua, kur jam ne skene se kur jam ne jeten e perditshme jam shume sport dhe nuk kurohem shume, por kur dal ne skene gjithcka e mendoj me detaje.

Cila eshte sakrifica me e madhe qe te ke bere per hir te kenges?

Kam bere nje sakrifice qe uroj shume mos me mbetet pishman ne jete, por tani te them te verteten jam penduar per ate sakrifice qe kam bere. Ardhja ne jete e nje femije eshte sakrifica ime me e madhe. Me pare e mendoja si dicka qe mund te priste, sepse une isha shume e angazhuar me kengen, me turnete e ndryshme, edhe pse familja per mua eshte primarja, por te tilla kane rrjedhur ngjarjet. Por nderkaq vitet si per te gjithe edhe per mua ikin dhe une kam kohe qe po e pres nje femije ne jeten time, po ende nuk po vjen dhe nuk kam fjale per kete. Megjithate asnjehere nuk do ta humb besimin te Zoti qe te kem edhe une nje femije afer shpirtit.

A do te kemi projekte te tjera pos kenges qe pritet te dale?

Po pervec kenges qe pritet te dale se shpejti kam edhe nje projekt tjeter qe do te pasoje kengen me te re. Behet fjale per nje bashkepunim, por kaq po them per fansat e mi, sepse dua qe te mbetet nje surprize e bukur per te gjithe.
(Yllka Selita Koha Jone)