>
BIOSHQIP

Toney, Djaloshi I Suksesshëm Dhe I Zgjuar

21-07-2014
Është një ndër të rinjtë më të suksesshëm shqiptarë. Për çdo ditë rrit kërkesat ndaj vetes, duke hyrë me sukses në botën e muzikës por edhe asaj televizive. Lexim të këndshëm! TeksteShqip: Disa detaje që ende nuk i dimë. Le ta nisim nga vendlindja juaj… Toney: Jam nga Kosova, vend të cilin e çmoj… TeksteShqip: Së fundi keni lancuar klipin tuaj Habibi, më thoni cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti? Toney: Sapo kam publikuar klipin Habibi, një bashkëpunim me Liridon Hoti (Liri) & Fifti G Glold Army. TeksteShqip: I kënaqur nga bashkëpunimi me djemtë? Toney: Patjetër që po, por jo vetëm nga djemtë por nga i gjithë bashkëpunimi. Them se kemi bërë një punë të mirë. TeksteShqip: çfarë të pëlqeu më shumë nga ky bashkëpunim, po ajo që të pëlqeu më pak ? Toney: Ajo që mua më pëlqeu, ishte serioziteti në punë, kështu që, nuk pati asgjë që të mos më pëlqente nga puna me to. Gjithçka shkoi mirë. TeksteShqip: Ka pasur skena të vështira apo të lodhshme ky klip? Toney: Videoklipi ka zgjatur 2 ditë ndërsa lodhje nuk ka patur pasi është bërë me qejf. TeksteShqip: A je i fiksuar me klikimet? Toney: Klikimet kanë qenë të shumta dhe unë jam I kënaqur me suksesin. TeksteShqip: çfarë është muzika për ju? Toney: Muzika është jeta ime, një pasion qysh kur kam qenë fëmijë… TeksteShqip: Jeta private, si po shkon? Toney: Shkon shumë mirë, jam I dashuruar dhe I lumtur . TeksteShqip: Pro apo kundër kirurgjisë estetike? Toney: Jam pro kirurgjisë estetike në rastet e problemeve ekstreme . TeksteShqip: Martesë apo bashkëjetesë? Toney: Sigurisht të dyja, në kohën e duhur . TeksteShqip: Dhe së fundi, dicka për ta mbyllur … Toney: Intervista më e bukur që kam dhënë ndonjëherë !
(Hermes Nikaj/teksteshqip.com)

Toney, Djaloshi I Suksesshëm Dhe I Zgjuar