Festa e Vitit Të Ri
Festa e ndërrimit të viteve
Dita e Vitit të Ri është një festë që njihet në mbarë botën dhe festohet më 1 Janar ditën e parë të vitit. Kjo festë festohet në vende dhe mënyra të ndryshme psh, me fikshezjarre, paradë dhe shumica e njerëzve reflektojnë mbi vitin që lanë pas për gjërat të cilat kanë bërë dhe për prespektivat e Vitit të Ri. Shumë njerëz në mbarë botën e festojnë Vitin e Ri me njerzit më të dashur duke përfshirë traditat me qëllim që të sjellin fat dhe mbarësi në vitin e ardhshëm. Shumë vende e festojnë në mënyrën më unike sipas traditave të vendit dhe familjes nga vijnë ndër breza. Prandaj shumica e njerzve mundohen që me Vitin e Ri që vjen të bëjnë gjëra më pozitive dhe më frytdhënëse në jetën e tyre.
Viti i Ri është një ndër festat më të vjetra e cila edhe sot vlerësohet në mënyrën më të veçantë. Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë. Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumta që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit. Ky festim është krijuar mijëra vjet më parë në Babiloninë e Lashtë, gjatë kësaj kohe shumë kultura të ndryshme kanë përdorur ciklin e diellit dhe të hënës për të vendosur ditën e parë të Vitit të Ri. Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i 'sinkronizuar' me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi.
Përmbajtja e festimve ka ndryshuar ndër breza. Ndërsa festimet e hershme ishin më pagane në natyrë, duke festuar ciklet e Tokës, tradita e Krishterë kremton festën e rrethprerjes së Krishtit në ditën e Vitit të Ri. Në shekullin e njëzet festa ishte e lidhur me kombësinë, marrëdhëniet dhe analizën e vetvetes sesa një feste fetare edhe pse shumë njerëz ende ndjekin traditat e vjetra.
Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci. Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shëmbull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 është festë kombëtare. Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India.

Si Santa Klaus
Videoklipe Për Vitin e Ri
Poezi Për Vitin e Ri
- Sahit Shala - Gëzuar Festat!
- Diellza Buduri - Viti I Ri
- Enisa Baku - Babagjyshi I Vitit Te Ri
- Albërim Stojani - Viti I Ri (1)
- Marjol Ago - Viti I Ri
- Darla Cepele - Dimri Plak
- Fatos Luta - Kalendarit Rri Shpresë
- Qani Seferaj - Viti I Ri 2021
- Qani Seferaj - Vit I Ri Plot E Plot
- Qani Seferaj - Mire Se Ardhe Vit I Ri
- Olta Spahiu - Viti I Ri
- Rea Rrahmani - Viti I Ri
- Qani Seferaj - Viti I Ri 2020
- Poet Anonim - Viti I Ri
- Arben Dreshaj - Viti I Ri (Nostalgji)
- Rinora Krasniqi - Viti I Ri
- Labinot Feka - Dordoleci Im
- Egla Manjola - Viti I Ri
- Keona Gaxherri - Erdhi Dhe Ky Vit
- Tyran Prizren Spahiu - Tango Mesnate
- Keona Gaxherri - Erdhi Dhe Ky Viti Jone
- Labinot Feka - Viti I Ri
- Edna Kapurani - Viti I Ri
- Qëndresa Prapashtica - Kangët E Vitit Të Ri
- Marjeta Shatro Rrapaj - Duke Pritur
- Doris Kasaj - Fundvit!
- Arjana Fetahu Gaba - Dhurata E Vitit Të Ri
- Elona Musaj - Viti I Ri
- Elvis Kungji - Festat Po Afrojne
Më Shumë Këngë Për Vitin e Ri
- Alar Band - Ja Na Erdhi Viti I Ri
- Ylli Baka - Per Shum Vjet Gezuar
- Gaqo Çako - Nën Yje E Prisnim Vitin E Ri
- Burbuqe Rada - Viti I Ri
- Elsa Lila - Ja Na Erdhi Viti I Ri
- Elsa Lila - Këtë Vit Do Të Festoj Në Tiranë
- Elsa Lila - Gëzuar Shpirt Vitin E Ri
- Adea Latifi - Viti I Ri
- Franci Rrasa - Gezuar Vitin E Ri
- Ema Qazimi - Nën Yje E Prisnim Vitin E Ri
- Nazmije Selimi - Erdhi Viti Ri
- Françesk Radi - Kartolina
- Blerta Jakupi - Mir Se Vjen Viti I Ri
- Uskana - Viti I Ri 2023
- Elsa Lila - Medalioni
- Parashqevi Simaku - Gëzuar Vitin E Ri
- Shefqet Rexhepi - Hajt Gezuar
- Kenge Per Femije - Viti I Ri
- Kaltrina Selimi & Alban Mehmeti - Ora 12
- Xixëllonjat - Viti I Ri
- Elsa Lila - Viti I Ri Sapo Ka Trokitur
- WNC - Viti I Ri
- Elsa Lila - Ne Të Dy Po Festojmë Në Tiranë
- Nik-T - Gezuar Perseri
- Venera Lumani & Lind Islami - Ding-Dong
- Elsa Lila - Kaluan Ditët Në Kalendar
- Grupi Labia - Gezuar Per Kosovë, Gëzuar Për Shqipëri
- Blerina Gashi - Viti I Ri
- Taylor Swift - New Year's Day
- Tara Muharremi - Viti I Ri
Festa e Vitit Të Ri
{{ sortlabel }}
{{ page + 1 }}/{{ pages }}
{{ artists[caption.selected].artist }}