>
BIOSHQIP

Shemsi Mushkolaj, Mesuesja Modele Qe Kendon, Shkruan E Prezanton

11-4-2012
Shemsi Mushkolaj, Mesuesja Modele Qe Kendon, Shkruan E Prezanton
Shemsie Mushkolaj, nje emer mjaft i njohur ne Gjermani, pervec se eshte kengetare, ajo eshte edhe nje mesuese dhe shkrimtare e mire. Nje sukses te madh ajo e ka arritur pikerisht ne vitin 1999, ku ka pasur nje emision televiziv ne "Viva" dhe aty ka rrefyer luften qe ndodhte ne Kosove.

Sipas saj, ky emision ka ndikuar mjaft shume ne ngritjen e karrieres se saj. Ajo tani eshte duke pergatitur nje duet te ri bashke me motren e saj, nderkaq per kete projekt dhe me gjere flet per "Zerin".

Cfare je duke bere per momentin?

Per momentin jam duke pergatitur nje projekt te ri muzikor ne Gjermani. Kete kenge e kam duet me motren time Violeten dhe do te lansohet ne fund te ketij muaji.

Sa i gezohesh suksesit tend te deritashem?

Jam shume e lumtur me sukseset e deritashme, por natyrisht qe pretendimet jane per te arritur edhe me shume. Pervec kenges nje sukses e kam arritur edhe si prezantuese ketu ne Gjermani, ku per shume vjet kam qene pjese e nje show televiziv te kanalit "Viva". Ne ate kohe une kam prezantuar rreth zhvillimit te luftes qe ndodhte ne Kosove dhe George Michael ne momentin e intervistes sime ka dhene 1.5 milione dollare per Kosoven. Ky emision ka ndikuar shume qe te arrije nje karriere te mire si me kenge ashtu edhe me modelim ketu ne Gjermani.

Cila eshte kenga jote e zemres?

"Say You Will be Mine" ka qene kenga e pare kur isha 16-vjece. Me kete kenge kam depertuar ne MTV dhe VIVA. Pra kjo kenge vazhdon te me pelqeje me se shumti.

Cfare beni pervec kenges?

Kam studiuar per mesuese dhe tash punoj si mesuese ne Holande. Pastaj merrem edhe me kompozime dhe shkruaj tekste te kengeve. Tash jam duke pergatitur edhe nje liber ne gjuhen gjermane, kete guxim e kam marre pas lindjes se dy femijeve.

Cila eshte ajo kenge qe kendoni gjithnje kur jeni ne dush?

"Don't Worry be Happy" i Bobby McFerrin, me pelqen ta kendoj sa here te jem ne dush.

Cfare pelqeni me shume nga vetja?

Jam nje njeri modest dhe shume optimiste. Keto jane cilesite qe me pelqejne me shume te vetja ime.

Cka urreni me se shumti te vetja?

Kjo pyetje do te ishte me interesante te me behej kur isha nje vajze e re, kur nuk e kisha vetebesimin aq te madh si sonte dhe nuk dija si te sillem me disa situata ne jete. Mesimet e jetes me kane sjelle ne nje mendim te ri se une e kam pranuar veten ajo qe jam. Njeriu sa me i vjeter behet sa me shume paragjykime zbulon si te vetja ashtu edhe te te tjeret.

A do te benit operim plastik dhe ne cilen pjese?

Jo, nuk me pelqejne operacionet plastike estetike, nuk do te kisha bere kurre nje te tille.

Sa jeni xheloze?

Xhelozine e kam fatmiresisht te shendetshme. Pas disa konstatimeve rreth xhelozise une mendoj se xhelozine duhet njeriu ta shohe si nje shok me te ngushtin se eshte krijese natyrore. Nje xhelozi faze eshte nje mundesi e mire per te pyetur veten ne menyre kritike, per te kapercyer vetedyshimin ne cdo gje dhe keshtu te krijohet nje jete ne drejtim te gezimit te madh, dashurise dhe nje jete me te lehte.

Do ta falnit tradhtine?

Nuk e di. Varet cfare situate eshte dhe nuk mund te them cfare do te beja kur une kurre s'e kam perjetuar.

E keni arritur ate qe e keni enderruar?

Mendoj se po, si femije e kam pasur enderr te behem kengetare, shkrimtare dhe mesuese. Ne keto tri profesione jam duke punuar dhe jam shume e lumtur.
(k. bajrami/zeri)