>
BIOSHQIP

Shemsi Mushkolaj Në Zërin E Hollandës

17-10-2011
The Voice of Holland është një program pak a shumë i ngjashëm me "X Factor" në Itali, ku artistë të rinj, konkurrojnë me njëri-tjetrin nën përkujdesjen e anëtarëve të jurisë për të fituar çmimin e madh. Në edicionin e radhës të këtij konkursi/ spektakël, një ndër më të shikuarit në Holandë, merr pjesë dhe shqiptarja Shemsi Mushkolaj, e cila ka marrë vlerësime shumë të mira dhe mund të jetë një prej pretendenteve kryesore. Kjo është prova më e re e Shemsies në muzikë, e cila ka një eksperiencë të konsiderueshme, pasi vite më parë, ka publikuar disa këngë midis të cilave dhe "Say You Will Be Mine" nën firmën e "Universal Records" (në moshën 17- vjeçare), si dhe ka marrë pjesë në konkursin për të përzgjedhur përfaqësuesen e Gjermanisë në Eurovizion. Pas vitesh studimesh dhe përkujdesjeje për familjen, Shemsi është rikthyer me tërë fuqitë për t'u bërë… "Zëri i Holandës". Me një zë të fortë, Shemsi e zotëroi fuqishëm skenën dhe ne jemi të sigurt që e meriton kualifikimin në finale.
(vipat.info)