>
BIOSHQIP

Ornela Bregu, Ditari I Pashkruar

25-8-2012
Ornela Bregu, Ditari I Pashkruar
Ritet dhe ritmin e dites e ka te diktuar nga femijet. Ditar nuk ka mbajtur sepse nuk gjeti kurre vend te sigurt per ta fshehur. Sekretet ua rrefen vetem dy motrave. Na ka besuar dhe ne disa detaje intime te jetes se saj. Krejt thjesht e me humor, sic di te flase Ornela Bregu…

Cili eshte mengjesi yt i rutines?

Eshte vertete rutine…nje kivi dhe me pas nje filxhan kafe me pak qumesht.

Cili do te ishte mengjesi yt ideal?

Ky qe sapo thashe, i provuar prej kohesh nga une dhe ka rezultuar me sukses per lehtesi gjate dites dhe per te ngrene dreken me shije dhe oreks.

Jashte shtepise, cili eshte vendi i preferuar per kafen e mengjesit?

Gjate javes sigurisht qe eshte ne pune, ne fundjave ne nje bar, mundesisht me kend lojerash.

Me ke deshiron te jesh ne kete gjerbje kafeje mengjesi?

Me miq, me miq te mire.

A te pelqen puna qe ben, profesioni qe ke?

Po, une punoj ne nje qender kulturore per femije. E ku ka me bukur se te punosh me femije!?

A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore qe ke?

Jo, perkundrazi, jam korrekte me datat dhe ditet. A mos e ke fjalen per pagesen e energjise dhe ujesjellesit!? J

Cila eshte "genjeshtra e bardhe" me e perdorur ne kesi rastesh?

S'me ka kaluar rroga akoma J

A je dembele? Nese po, kur te ka kushtuar me shume ky dembelizem?

Jo, nuk besoj se jam dembele, vetem ne rastet kur duhet te bej dicka pa deshire.

Ku te ze dreka zakonisht?

Ne shtepi, duke shtruar tavolinen.

Cilat jane restorantet me te preferuara per dreken tende?

Ne rast se nuk kam gatuar vete, ne pergjithesi jane restorantet me gatime qe nuk arrij t'i bej ne shtepi.. meksikane, japoneze etj.

A fton apo te ftojne me shpesh per dreka?

Them se ftoj me shume.

A je kursimtare?

Do te behem J

A ke ne rit gjumin, apo pushimin e drekes?

Rralle, ose me mire te them e evitoj, se pastaj zgjohem me veshtiresi.

Kur ke qene e vogel a ta kane diktuar prinderit pushimin e detyruar te drekes?

Po. Sa isha e vogel, e kisha te detyruar pushimin, por me pas filluan mesimet dhe koha ishte e shkurter.

A beje rrenga per t'i shpetuar?

Nuk mbaj mend shume, por kam qene femije i urte dhe bindesha shpejt.

Cfare ke ruajtur qe nga femijeria?

Pothuajse asgje. Keq me vjen, po duke qene tri motra, lodrat, ashtu si dhe veshjet pasoheshin tek njera- tjetra. Fotografite e deshmojne kete.

Cila eshte koha qe mbart per ty kujtimet me te bukura?

Femijeria me lojerat jashte pallatit, ku mblidheshin femijet e 4- 5 pallateve dhe luanim deri vone, sidomos ne muajt e veres. Kjo pjese qe iu mungon femijeve ne ditet e sotme.

Po kujtimet e hidhura?

Eeee, shume e hidhur dhe e dhimbshme… vdekja e shokut te klases dhe te pallatit, poshte ballkonit, ne nje nate vere, ku cdo dritare ishte e hapur per te pritur pak fllad te fresket. Nuk me hiqet kurre nga mendja kur degjuam britmen e shpirtit te tij.

C'ndodh me sekretet e tua? I rrefen diku, i shkruan diku, i mban vetem per vete…? Ke mbajtur ditar?

Ditar nuk kam mbajtur, ndoshta dhe se kam menduar se nje bllok i thjeshte hapet dhe lexohet kollaj dhe nga familjare te tjere, ose pse nuk gjeta asnjehere vend sekret ne shtepi. Per fatin tim te mire, kam motren e madhe dhe te voglen per t'iu rrefyer sekretet, se gjerat e perditshme zgjidhen duke marre dhe duke dhene mendime.

Cfare ka ne portofolin tend?

Karta e identitetit, patenta, karta marketesh, fatura pagesash, para per te bere pazaret e dites dhe ne nje xhep te vogel mbaj foto dokumentesh te femijeve.

Ne mengjes a e gjen gjithmone menjehere ate qe kerkon ne dollapin e rrobave?

Jo gjithmone, se ndoshta nuk e kam hekurosur ose eshte ende ne tel veshja qe kam menduar. Ne te kundert, kaloj te shoh ne dollapin e vajzes, se me siguri eshte ngaterruar "pa dashje" mes rrobave te saj.

Cila eshte ngjyra qe mbizoteron ne shtepine tende?

Ngjyra lejla me te kuqe…zgjedhje te miat keto. Te pakten keshtu kane qene ne fillim kur jane lyer, se tani per momentin mbizoteron lapsi i zi i djalit J.

A ekziston nje arome te cilen ti e preferon per produkte kozmetike, ushqime te paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Tani ekziston cdo gje dhe une zgjedh shpesh aroma te lehta, me perberje uji, ajer te fresket.

Cfare CD ke ne makine?

Dvd thuaj me mire, me filma vizatimore.

Cfare muzike ke zile telefoni?

Muzike klasike, harqe.

A ke miq te vjeter? Nese po, a takoheni shpesh me ta?

Patjeter. Kam qe jetojne ne Tirane dhe takohemi shpesh dhe mike jashte Shqiperise, me te cilat na bashkojne muajt e pushimeve.

A je e hapur per miqesi te reja, apo duhet kohe e prova per t'u bere mik i yti?

A, ne kete pike jam pak skeptike. Njohjet e reja, ne vite te ndryshme te jetes kane vendin e tyre ne kohe, por miqte tashme i numeroj me gishta.

Ku rri zakonisht me miqte?

Ne ambientet e shtepive tona, me komode per femijet tane.

Ne c'ore mbyllesh zakonisht ne shtepi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

Nga momenti qe dal ne mengjes, kthimi ne shtepi eshte rreth ores 4 e ca, pas pune. Pasditet organizohen sipas deshirave te femijeve. Pra, dita ime mbaroka vone me sa po llogaris J.

Cila eshte mbremja e zakonshme ne shtepine tende?

Gatimi per darken dhe diten e neserme, duke i shoqeruar me filma vizatimore dhe shpjegimet pse fillon dhe pse mbaron keshtu ky film.

Po idealja, cila do te ishte?

Idealen e krijoj vete dhe eshte kjo qe me pelqen e me ben te ndjehem mire. Sigurisht kam net romantike me bashkeshortin nen driten e qirinjve dhe vere te kuqe…Eee, teper e zbukuruar si fjali kjo eee!? Por vertet, nje mbremje te tille e kam qejf.

Kur shkon per te fjetur?

Rreth ores 11 e gjysme.

Cila eshte uniforma jote e gjumit?

E thjeshte, e lehte, asnjehere pizhama, 100% pambuk.

Kush eshte njeriu i fundit qe i thua "Naten e mire dhe gjume te embel"?

Aaa, shume e bukur kjo. Kur shtrihemi njekohesisht, "naten e mire" e themi me 4 zera. Germat e fundit degjohen me vonese, nga djali i vogel. Ai eshte i fundit.
(mapo)