Ornela Bregu: Do Rikthehem Ne Ekran Me Nje Show Gjigant
7-5-2012
Ne ambientet e "Vizion Plus" tashme te gjithe i thone me perkedheli "mamasita". Deri tani ka provuar te prezantoje dhe te kendoje, por te kerceje eshte hera e pare. I rikthehet ekranit pas shume vitesh, si per te dhene nje sinjal qe ne sezonin e ri televiziv kete vjeshte, Ornela Bregu, nje VIP ne garen e "Dancing with the stars", do te shfaqet e kompletuar si nje personazh televiziv "pakete", qe di te kerceje ne show-n televiziv qe ka planifikuar. Kjo eshte po ashtu hera e saj e pare ku provon veten ne gare, duke vendosur dhe ambicien ne prove. Ornela tregon per bashkeshortin qe e ka "pro" gjithmone pasioneve te saj per televizionin, marredhenia me motren ministre, Majlinda Bregu, dhe si e sheh veten ne kete sfide kercimi.
Ornela pas kaq kohesh rishfaqesh ne ekran ne nje gare kercimi si "DWS". Te gjithe do te donin te dinin per keto vite larg kamerave…
Ne fakt, per hir te se vertetes s'ka qene shume e dukshme prania ime ne ekran. Pasi vizualisht kam munguar, por kam qene e pranishme ne mediat e shkruara apo kopertina revistash dhe ne organizime aktivitetesh private te miat. E vertete eshte qe kjo dalje e imja eshte komentuar si rikthim pas kaq kohesh, per faktin se po shfaqem ne ekran me dicka qe s'kam provuar me pare, pra te dal te kercej dhe per me teper te konkurroj per kete disipline. Kjo ishte nje risi per mua, pasi ne shume vite televizion une jam mesuar te konkurroj me kenge, dhe te prezantoj spektakle apo festivale me dy-tre prezantues te tjere. Te jem ne konkurrim per mua eshte nje eksperience e re, dhe qe besoj se ia kemi dale, perderisa bashke me partnerin tim Dion e kemi kaluar javen e gjashte.
Ke hyre per te fituar?
Jo, une s'kam hyre per trofe. Por meqe m'u dha rasti, thashe vertet te mesoj disa kercime te bukura qe ia vlen t'i zoterosh me koreografi, dhe deri tani kam mesuar gjashte disiplina. Kjo ka qene dhe arsyeja qe ne presim nje bonsens nga juria. Ata duhet te mesojne kete pjese, qe ne s'jemi te gjithe aty per trofeun se ai nje eshte. Por ne garojme per t'u argetuar dhe per te bere se bashku nje show te bukur.
Ka rene ne sy prania e bashkeshortit tuaj ne salle. Kaq prane te qendron ne iniciativat artistike?
Shume afer. E cuditshme, por ne fakt im shoq ka qene gjithmone pro aktiviteteve qe kam bere. Asnjehere s'ka qene kundershtar apo pak "patriarkal" ne thonjeza me idene qe kjo s'eshte per ty, apo qe te diskutoje veshjet. Ne kete pike ne jemi marre vesh, ose ne fund te fund te fundit ashtu me ka njohur, qe kur une punoja ne Telebingo. Madje, ne shtepi keto dite ne bejme dhe prova bashke, ku ai hiqet si partneri im, ku hyjne dhe ne loje femijet, vajza 12 vjec dhe djali 4 vjec. Mendoj se kjo eshte e bukura e pjesemarrjes per mua si Ornele. Sepse aty jane te gjitha vajza te reja, qe maksimumi mund te jene te dashuruara, ndersa mua keto dite me kane vene emrin e artit "mamasita", ndersa shfaqem me statusin e nenes.
Do ishte ky nje moment i mire per t'u rikthyer ne televizion me nje projekt tendin?
Si fillim do bej pak pushim. Kam deshire qe ne fillim te sezonit te vjeshtes te bej nje spektakel te bukur. Ne deshire mbetet nje show televiziv i madh, qe vertet t'ia vleje. Te shpresojme te bejme dicka te mire. Kam pershtypjen se nje lloj statusi televiziv tashme e kam krijuar. Cdo gje tek une eshte pare me cakun e asaj qe duhet te bej, po absolutisht te kthehem si 20 vjec, sepse vitet e mia kane qene te frytshme, absolutisht nuk i quaj te kaluara pa dashje. Perballem shpesh me pyetje te njerezve qe u kam mbetur ne kujtese nga punet e mia ne televizion, qe me japin kuraje per te bere dicka tjeter ne te ardhmen.
Je artiste dhe motra e nje politikaneje si Majlinda Bregu. Ju kane larguar rruget profesionet? E ke fanse ne kete gare?
Ju thoni qe jam motra e Majlindes, por ne kemi dhe nje moter tjeter, Rovenen. Majlinden e kam fanse, e kam publik, e kam votuese shume te mire, stiliste dhe sigurisht, e kam dhe keshilltare. Telefonatat e mengjesit jane per DWS, cfare angazhimi kam dhe si do vishem. Ne momentet kur ajo eshte paksa e lire, pra qe nuk mund te jete ne Parlament, mund te flasim. Kete komunikim kemi pasur gjithmone, sado qe na largon puna, sidomos Majlinda e cila eshte shume me e zene se une. Por momentet e takimit i kemi te vrullshme. Ndersa femijet takohen me njeri-tjetrin, ne rendim t'i themi te gjitha cfare kemi per te thene.
Nje vajze spektakli, ne vetvete sa serioze eshte per te mbajtur nje martese?
Kush me njeh, e di qe une e kam dhe kete ane te medaljes dhe ate tjetren te seriozitetit. Sigurisht qe nje tjeter komunikim eshte ne shtepi, tjeter me vajzen apo djalin dhe tjeter xhentilese me bashkeshortin. Por ne martesen tone im shoq eshte vertet afer, pasi edhe gatuan apo ma vendos para ushqimin, nese s'kam kohe te shtroj tavolinen. Eshte thene dikur nje shprehje qe permendet rralle: Cfare eshte gjeja me e veshtire, po me e thjeshte? Ne te dyja kontekstet, me gjuhen e popullit eshte terhiq dhe lesho, gje qe duhet ta besh si me bashkeshortin, femijet, koleget. Gjithmone kur del jashte shtepise, do kesh nje perqafim apo nje kompliment, por gjithmone varet se sa je ne gjendje t'i terheqesh vetes veshin. Nje kompliment te therret diku gjithmone, po aq eshte i mjaftueshem per nje person si une qe tashme i ka disa plane te realizuara ne jete.

(klotilda harka/panorama plus)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0