>
BIOSHQIP

Marty Magz Nis Xhirimet E Klipit Të Rradhës

09-11-2012
Reperi me prejardhje shqiptare, Marty Magz ka deklaruar se po nis xhirimet për një videoklip të këngës së tij të re titulluar "Droppin Heat", një bashkëpunim me artistin e talentuar shqiptar Niko. Marty Magz dhe Niko kanë punuar më parë së bashku për hitin "They Don't Want it" më 2011. Videoklipi do xhirohet të shtunën më 8 nëntor 2012 në Detroit, Miçigan nga drejtori i famshëm në muzikën amerikane, Jynx. Jynx njihet si një nga drejtorët më të mirë për videoklipe në industrinë e muzikës hip hop dhe ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj të amerikan si Kanye West, Big Sean, etj. "Jam tepër i kënaqur për një bashkëpunimin me Niko Ulaj, anëtari i grupit tonë të përbashkët 'Mob Type' krijuar vite më parë. Ky bashkëpunim risjellë kujtime të mira. Kënga 'Droping Heat' është mjaft e veçantë dhe jam i sigurt që regjisori Jynx do shkrijë talentin dhe krijimtarinë e tij", tha Marty Magz. Marty preku suksesin në muzikë me hitin "Make it happen" në 2010 dhe kaloi majat e hip hopit amerikan me superhitin "Not Adding Up" (2012), një bashkëpunim me reperin e famshëm Gem Belushi. Marty është shfaqur në revistat dhe mediat më të njohura të muzikës hip hop, në shfaqjet më prestigjioze të MTV dhe në radion e reperit legjenda Eminem 'Radio Shade 45' në New York).
(Express )

Marty Magz Nis Xhirimet E Klipit Të Rradhës