>
BIOSHQIP

Jon Tarifa, Së Shpejti Me Klipin “On My Own”

14-01-2014
E kemi dëgjuar gjatë gjithë verës me super hitin We Can Make It, këtë dimër këngëtari Jon Tarifa do të na shoqërojë me një tjetër këngë. On my Own, është titulli i single-it të ri shkëputur nga albumi Free To Be që do të publikohet këtë të enjte (16.01.2014) me videoklip gjatë show case-it në Eurosonic Noorderslag (plaftforma kryesore për exchange dhe network në skenën e muzikës Evropjane). Këngëtari shqiptar që prej vitesh jeton dhe ushton profesionin e tij në Hollandë, majin e vitit të shkuar publikoji albumin e tij debutues Free To Be që u prit dhe vazhdon të bej sukses në Hollandë dhe jo vetëm. Falë këngës We Can Make it, një bashkëpunim me këngëtarin Mame Balla, Jon Tarifa u bë i njohur edhe për publikun shqiptar duke u renditur i treti në edicionin e parë të #theSummerSong2013, një produksion i Nix Music. Më poshtë ju ftojmë të shikoni video teaser-in e “On My Own” si dhe këngën e plotë në versionin audio.
(nix-music)

Jon Tarifa, Së Shpejti Me Klipin “On My Own”