>
BIOSHQIP

Endrit Duraku I Këndon Dashurisë Së Humbur. Po Vjen “Pa Ty“

02-04-2016
Endrit Durakun e njohin të gjithë për kualitetin vokal, muzikën e mirë dhe atmosferen e jashtëzakonshme që sjellë. Por, tani po vjen ndryshe. Projekti i tij i rradhes është një baladë shumë e bukur, që e sjell në një verzion tjetër këngëtarin e njohur. Endrit Duraku pas një mori këngësh të gëzueshme, tani i këndon dashurisë së humbur. "Pa ty", ky është titulli i këngës më të re, që pritet të dalë këto ditë për publikun e gjërë. Teksti dhe muzika është realizuar nga Naim Çukiqi, orkestrimi nga Errol Dogani, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni "Three creative". Siç mësojmë, kjo këngë është këngë shpirti dhe që padyshim do ta gjejë dëgjuesin e saj, atë dëgjuesin që e pëlqen melankolinë. Videoklipi i këngës "Pa ty" nga Endrit Duraku vjen së shpejti...
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)