Edona Reshitaj: “Aktrimi & Muzika Janë Dy Profesionet E Mia“
31-3-2014
Edona Reshitaj, aktorja e njohur nga Prishtina rrëfen për këtë intervistë ekskluzive për të rejat e saj rreth muzikës dhe aktrimit. Edona në fakt ka kohë pa sjellë ndonjë projekt të ri muzikor por ajo thotë se angazhimet nëpër koncerte dhe teatër e kanë vonuar pak në sjelljen e klipit të saj më të ri. Ajo gjithashtu është angazhuar në serialin "Stinë dashurie" që po transmetohet në RTK.
TeksteShqip: Edona, një aktore e sukseshme. Na tregoni pak se cilat ishin agnazhimet e juaja të fundit në aktrim?
Edona: Sapo kam filluar një projekt të ri televiziv. Është kjo telenovela "Stinë Dashurie" që ka filluar të transmetohet në RTK, të dielave prej 20:30 h. Fund vitin që shkoi kam pasur Premierën e filmit artistik "Të Mjerët", në regji të Genc Berisha-jt dhe skenar të Besart Sllamniku-t, film ky i metrazhit të gjatë, ku kam luajtur njërin prej roleve kryesore, atë të Qamiles, një gruaje rurale e parsimuar dhe e asocializuar. Gjithashtu kam bërë edhe kostumet në këtë projekt.

TeksteShqip: Si ishte eskperienca jote në filmin "Të Mjerët"?
Edona: E jashtëzakonshme. Për mua ishte hera e parë që luaj në një film të metrazhit të gjatë, me rol bazik. Ishte një punë intensive dhe shumë produktive. Një ekip që me dëshirën dhe përkushtimin më të madh punuan për ta bërë një film të gjatë, gjë që është shumë e veshtirë në këtë kohë dhe në këtë vend të varfër dhe kaotik. Është nje film fiktiv, jo lehtë i realizueshëm, me një temë dhe zhanër të pa punuar deri sot.
TeksteShqip: Edona, një kohë e gjatë pa sjellë ndonjë këngë të re me klip, kur do të mund ta shohim sërish një projekt të ri muzikor nga ti?
Edona: Punët që unë bëjë (aktrimi dhe muzika) kerkojnë angazhim të madh dhe perkushtim maximal, përndryshe pak me njerën pak me tjetrën nuk arrihet asgjë e mirë në asnjerën.Une ndaj kohë veq e veq për secilën. Kompromisin më të madh e bëjë me muzikën, meqë është më individuale. Për këtë arsye deri tash nuk kam pas kohën e nevojshme për të bërë një këngë të re. Unë tash veq jam gati perfundimit të këngës sime të re, komponimin dhe tekstin e së cilës e kam bërë vet. Aranzhmanin e kemi bërë bashkë me anëtarët e bendit tim (Enver Muhamedi, Fatjon Miftaraj dhe Art Lokaj). Inqizimin po e bëjmë ne studion e Samer Agollit "Red Room Records". Kësaj kënge besoj që shumë shpejtë do t’ia punoj edhe klipin.

TeksteShqip: Klipi juaj i fundit ishte "Asgjë nuk ndryshojmë", një klip tejet i veçantë përkrah të gjithë kolegëve tuaj, do të jete edhe projekti i rradhës diçka e tillë?
Edona: Klipi i radhes nuk do të jëtë i ngashëm me atë të "Asgjë nuk ndryshojmë", sepse kënga flet për një qytet dhe rrugët e atij qyteti, ku janë takuar një qift dhe krijojnë një jetë bashkë.
TeksteShqip: Edona para disa muajsh humbëm një nga këngëtaret më të mëdhaja shqiptare, Vaçe Zelën. Si e ndjeni vetën pas kësaj tragjedie pasi që e dimë se shumë këngë tuajat janë të reportuarit të Vaçe Zelës?
Edona: Kam ndier një dhimbje të madhe. Gjithashtu edhe për faktin që nuk e pata rastin ta takoj asnjëherë në jetë. Ajo për mua ka qenë dhe mbetet Ikonë e pazavendësueshme e muzikës shqipe. Kengët e saj e zënë një vend të posaqëm në repertuarin tim dhe kanë pasur një ndikim të madh në muzikën time. Unë ende lumturohem që kemi aq kengë të bukura dhe frymezuese per ne të rinjët. Vaqe Zela është padiskutim emri më i madh në muzikën shqipe.
TeksteShqip: Mendoni të realizoni në të ardhmen ndonjë album?
Edona: E kam realizuar një album me kengë te vjetra shqipe, një Unplugged live. Ende nuk e kam publikuar. Ka edhe pak punë. Mendoj ta realizoj një album me kengë te mija origjinale, por duhet kohë. Unë varem shumë prej kohës e jo ajo prej meje.

TeksteShqip: Sa i përket festivaleve, ju shënoni vetëm një pjesmarrje në Top Fest 9. Do ta kemi mundësinë ta shohim Edonën sërish në ndonjë festival muzikor?
Edona: Nuk e di. Zhanri im nuk është shumë per Festivale. Nëse do të marrë pjesë në ndonjë Festival, më shumë do ta bëjë për ta promovuar këngën, veqanërisht në Shqipëri, sesa të pres te vleresohet me ndonjë qmim, sepse për zhanrin tim as kategori nominimi nuk ka.
TeksteShqip: Sa i përket jetës private..?
Edona: E plotësuar...
TeksteShqip: Cilat janë angazhime tuaja momentale në Prishtinë?
Edona: Angazhimet për një projekt te ri fikmik, që do te xhirohet në fund të ketij viti. Puna intensive me xhirimet e serialit "Stinë Dashurie". Përformancat muzikore në lokale të ndryshme në Prishtinë dhe po punoj në këngët e mija të ardhëshme, realizimi i të cilave do të varet krejt nga koha që do ta kem. Ka edhe diqka tjëtër që është shumë herët për ta treguar.

TeksteShqip: Edona, ju tash e një kohë jeni pjesë edhe e koncerteve jazz që zhvillohen n Prishtinë? Sa po jeni e angazhuar kohëve të fundit nëpër koncerte dhe sa po kanë prurje për artistat?
Edona: Ne fakt janë koncerte me zhanre të ndryshme jo veqanërisht të muzikës Jazz. Ka pak koncerte, nëse flasim për koncerte madhore, jo veq për përformanca individuale nëpër lokale. Janë disa Festivale të muzikës në Prishtinë dhe vende tjera të Kosovës, që kanë filluar të kenë sukses të kenaqshëm. Në Kosovë ka shumë bende të mira, shumë muzicientë dhe këngëtarë të mirë, me stile shumë të veqanta.
TeksteShqip: Edona, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka?
Edona: Ju falenderoj edhe unë juve. Suksese dhe punë të mbarë.

(Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0