Edona Reshitaj I Këndon Faruk Begollit
9-10-2012
Aktorja Edona Reshitaj çdo ditë e më shumë po shkon kah kënga, ajo pas realizmit të këngës "Asgjë nuk ndryshojmë" për të cilën thotë se pati mjaft suksese, tani ka nisur punën për një këngë tjetër, kushtuar profesorit të saj të ndjerë Faruk Begollit. Por më shumë rreth këngës dhe projekteve të saj në aktrim flet për "Zërin".
Çfarë ju shtyri që përveç aktrimit të filloni edhe këngën?
Në fakt unë këngën e kam nisur që e vogël, kam lindur në një familje ku muzika ka pasur një rol shumë të rëndësishëm. Prindërit e mi kanë qenë këngëtarë. Gjithashtu për shumë vite me radhë kemi pasur një studio muzikore me shumë vegla të muzikës, ku shumë këngëtarë kanë incizuar këngë e kanë bërë albume të ndryshme. Ne gjithashtu për çdo festë apo rast të veçantë familjar kemi organizuar mbrëmje muzikore në shtëpi, duke kënduar këngë të bukura shqipe e duke krijuar atmosfera të paharrueshme. Mirëpo, në mënyrë publike kam filluar para 5 vitesh, duke krijuar edhe bendin tim me të cilin kemi performuar "live" në shumë lokale në Prishtinë dhe qendra tjera në Kosovë, nëpër emisione festive televizive dhe nëpër evenimente të ndryshme. Fatkeqësisht opinioni i gjerë më sheh sot me një videoklip dhe sot kupton aktivitetin tim në muzikë.
Kënga e suksesit tuaj?
Unë kam vetëm një këngë timen dhe ajo është "Asgjë nuk ndryshojmë" së cilës ia kam realizuar videoklipin. Kjo këngë hap një rrugë të re të punës sime në muzikë, atë të krijimit të këngëve të mia deri te realizimi i albumit personal. Deri tash kam kënduar këngë të ndryshme, shqipe, angleze, franceze etj, me përpunime dhe eksperimente të dukshme në zhanre, me të cilat kam krijuar një stil karakteristik që e kam gërshetuar edhe në këngën time të parë.
Këngën e filluat për faktin se fitohet shumë nga kjo, apo thjesht se ju pëlqen?
Muzikën që unë bëj, e konsideroj të mirëfilltë dhe artistike. Në repertorin tim zënë vend këngë ndër më të bukurat shqipe, këngë të vjetra, por të sjella në forma dhe aranzhmane të reja. Thjesht të kënduara nga mënyra ime. Unë i dua jashtë mase këngët që i këndoj, secilën më shumë se tjetrën dhe kjo është më e rëndësishme.
Ishte vështirë të depërtonit?
Me njerëz shumë të mirë përreth, mendimi i të cilëve vlen shumë për mua. Përkrahja e tyre dhe shkëmbimi emocional me ta përmes këngës, e bëjnë të rrjedhshëm dhe të lehtë depërtimin në lumin e muzikës.
Bashkëpunëtorët tuaj të këngës?
Tekstin e këngës "Asgjë nuk ndryshojmë" e kam bërë vetë. Kompozimin bazë e ka bërë Enes Bajramliqi, aranzhmanin, incizimin dhe miksimin e kanë bërë Pëllumb Ballata dhe Armend Xhaferi dhe instrumentet janë ekzekutuar "live" nga anëtarët e bendit tim. Ndërsa videoklipi është punuar në regji të Besim Ugzmajlit me një lojë të një kaste shumë të mirë të aktorëve dhe njëkohësisht kolegë të mi shumë të ngushtë.
Angazhimet tuaja në aktrim?
Javën që po vjen do të filloj xhirimet e një filmi të mesëm artistik në regji të Lendita Zeqirajt dhe me një ekip teknik prej 6 profesionistësh nga Franca. Unë dhe e gjithë ekipi i filmit do të qëndrojmë në Suharekë për një javë rresht derisa të përfundojnë xhirimet. Kah fundi i këtij muaji do të filloj xhirimet e një filmi tjetër, po ashtu të metrazhit të mesëm, i cili gjithashtu do të xhirohet në një ambient jashtë Prishtinës. Në Teatrin Kombëtar do të vazhdojmë ta shfaqim Komedinë e Shakespear-it "Nata e Dymbëdhjetë" në regji të Ilir Bokshit dhe kompozim të Trimor Dhomit. Këto janë projekte të cilat janë konfirmuar dhe do të realizohen, për tjera të shohim se si rrjedhin gjërat më tutje.
Mendoni se mund t'ia dilni në dy profesionet?
Muzikën e kam më individuale dhe mund ta menaxhoj vetë, derisa puna në aktrim është kolektive dhe oraret janë fikse, kështu që unë muzikën ia përshtat aktrimit. Në kohën kur jam e angazhuar në ndonjë shfaqje apo film fokusohem vetëm në të, sepse duhet të jap gjithë energjinë për të dalë diçka e mirë, e jo ta ndaj në dysh dhe as njëra as tjetra të mos jetë ashtu siç duhet.
Cilat janë planet tuaja?
Planet e mia do të varen nga angazhimet që do t'i kem, të cilat shpesh dinë të jenë të paparashikueshme, veçanërisht në aktrim. Nëse do të kem kohë të mjaftueshme do ta punoj shumë shpejt këngën "Djalin Moj Vasha" së cilës do t'i realizohet edhe klipi. Kjo këngë është shumë e veçantë dhe e përzemërt për mua sepse është kënga që ia kam kënduar profesorit tim të ndjerë Faruk Begollit dhe njëkohësisht është edhe nisma ime për në rrugë drejt muzikës.

Edona Reshitaj
Asgjë Nuk Ndryshojmë
[Teksti dhe Klipi]
(K. Bajrami / zeri)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0