>
BIOSHQIP

Edona Reshitaj: Teatër, Televizion Dhe Muzikë

8-8-2012
Edona Reshitaj: Teatër, Televizion Dhe Muzikë
Pas suksesit te treguar dhe te deshmuar ne skenen teatrore dhe serite televizive, Edona Reshitaj, po e sprovon veten me mjaft sukses edhe ne lemin e muzikes. Nje pasion dhe talent i kenges sikur ka shperthyer me tere vrullin e vet, duke u shtrire gjithandej me sukses te prekshem artistik, emocional dhe romantik.

Me Edonen kesaj radhe biseduam per klipin e saj me te ri "Asgje nuk ndryshojme", i cili duket se do te beje befasi te kendshme, vecanerisht per realizimin e tij.

Edona, kohet e fundit keni shfaqur nje interesim te shtuar per t'u marre aktivisht edhe me kengen. Sigurisht edhe ketu do te pretendoni te arrini majat?
Kam rreth 5 vjet qe merrem me muzike ne menyre publike. Jo publikisht kam kenduar qysh e vogel. Nuk kisha ambicie t'i imponohesha muzikes, te beja kenge e klipe dhe te behem medoemos e famshme. Ajo ka ardhur shume natyrshem te une. Kam filluar me disa ndenja te ngushta shoqerore, me nje kitare dhe nje percjellje te thjesht ritmike, me vetem 18 kenge. Perparesia ishte se une mund te zgjidhja dhe kendoja cka dhe si ma donte qejfi. Sensi per t'i kenduar kenget ne forme dhe version te ri ka qene gjithmone karakteristike e imja. Aty isha krejtesisht e lire te lundroja ne ujerat qe une doja. Mua gjithmone me ka pelqyer muzika e vjeter shqipe dhe pikerisht kenga "Djalin moj vasha" ka qene pikenisja ime per kete rrugetim te shtrirjes muzikore. Ajo eshte nje kenge folklorike, se ciles une i bera nje perpunim te ri. E pelqyen shume koleget e vecanerisht profesori, i ndjeri Faruk Begolli, i cili kerkonte t'ia kendoja shume shpesh. Une fillova nje mision per rikthimin e shume kengeve te bukura shqipe, te cilat ishin lene ne pluhurin e harreses. Dalengadale repertori u zgjerua me mbi 60 kenge dhe bendi u formua me 4 anetare te ri. Per keto vite kemi performuar dhe prezantuar shume kenge, per te cilat shume njerez nuk i kishin degjuar kurre.
Befasia ime me e madhe dhe me e kendshme kane qene pikerisht te rinjte, qe i pelqenin jashte mase kenget e vjetra dhe menyren se si ne i performonim ato. Per mua muzika eshte me shume se "ekspozim i pandalshem ne media", me shume se forma standarde e kenges, me shume se shabllonet muzikore, me shume se spotet, me shume se "arritje e majave "... Eshte dicka shpirterore, e fuqishme dhe magjike.

Sapo keni lansuar klipin e pare "Asgje nuk ndryshojme". Cka prisni nga ky projekt?
Deshira eshte e madhe, por realiteti shume i ndryshem. Po te ishte nje kenge e zhanrit aktual dhe nje spot komercial, ndoshta edhe kisha pritur shume...Shpresoj te pelqehet dhe te vleresohet puna dhe mundi qe ka bere nje ekip shume i madh i njerezve profesionist.

Te flasim per kete kenge. Kush e punoi? Prej nga ky titull dhe pse - nuk ndryshojme?
Komponimi baze i kesaj kenge eshte bere nga Enes Bajramliqi. Tekstin e kam shkruar vet, aranzhimin, incizimin dhe miksimin e kane bere Armend Xhaferi dhe Pellumb Ballata. Te gjitha instrumentet jane te incizuara 'live' nga anetaret e bendit tim (Faruk Banjska, Enver Muhamedi, Tomor Shkoza, Dukagjin Muhaxheri) dhe mysafire Lule Ballata ne flaut. Kur e finalizova tekstin, i mendova disa tituj qe lidheshin me kengen dhe me ndihmen e miqve vendosa njerin prej tyre qe ishte "Asgje nuk ndryshojme", e qe ne fakt eshte nje fjali e marre nga teksti.

Jeni autore e tekstit, sikur keni shfaqur nje vetebesim (vetebesimi eshte virtyt dhe jo dobesi)...
Une shume shpesh shkruaj ndonje tregim, proze, ndonje ngjarje te momentit dhe te mos jem shume modeste, ato shkrime me pelqejne shume. Duke u bazuar ne kete, te jem e sinqerte, mendova qe nuk do ta kem veshtire ta shkruaj tekstin e kenges, por, aq shume kam hequr deri sa e kam perfunduar ate tekst, sa s'ka fjale. Strofa e pare qe shkrova eshte e fundit ne kenge, e ajo e fundit - eshte e para. Ishte vertet shume problem te shkruash me nje qellim te caktuar. Thjesht, nuk ishte spontane, nuk ishte frymezim si zakonisht, por ishte detyre dhe duhej kryer.

Klipi juaj shoqerohet edhe me shume aktore. A do te thote se ky klip kesisoj ka fituar me shume art dhe sasi e cilesi artistike?
Kesaj kenge i duhej nje klip i tille dhe ne jemi munduar ta bejme me te miren. Une, i falenderohem shume aktoreve, kolegeve te mi qe e kane zbukuruar dhe i kane dhene shume shije klipit. Ndjehem e privilegjuar qe kam pasur nje kaste te aktoreve shume te mire, duke u nisur nga Bislim Mucaj, Kumrije Hoxha, pastaj Ylber Bardhi, Armend Baloku, Armend Ismajli, Lena Kryeziu, Besnik Krapi, Eshref Durmishi dhe Muhamed Arifi. Atmosfera qe kane krijuar ata ne klip dhe jashte skenave te xhirimit ka qene fantastike. Gjithashtu Besim Ugzmajli, i cili ne kete klip ka bere regjine, xhirimin, montazhin, fotografine dhe realizimin teknik. Ka bere nje pune shume te madhe duke analizuar e zberthyer cdo detaj, pa u lodhur dhe me shume pozitivitet.

Cilet ishin bashkepunetoret tuaj te tjere ne kete klip?
Per tekniken u jam shume mirenjohese kompanise se Genc Berishes, pa te cilet nuk do te mund te realizohej klipi; Beti Tahirit qe eshte perkujdesur per grimin e aktoreve dhe pjesemarresve te tjere; "Bukka Bar", vendi ku kemi xhiruar dhe vendi ku ne ndjehemi si ne shtepine tone; Kaltrina Mikushnica dhe familjaret: Bunjan Hasku, Korcare Hasku, Krenar Reshitaj, Rilind Reshitaj, Festina Reshitaj, Diturie Bytyci dhe Aulona Tigani. Ndersa, njeriu i cili ka qendruar siper cdo gjeje, perfshire idene, skenarin, organizimin, menaxhimin, etj., eshte Besart Sllamniku, njekohesisht edhe menaxher i bendit tim.

Pse jeni percaktuar qe vet te merreni me kengen fillim e fund?
Jam shume kerkuese dhe delikate ne kete sfere. Thjesht e kam problem te marr nje kenge te gatshme nga dikush dhe te jem plotesisht e kenaqur. Mjafton te kem nje baze te kompozimit (sic e kisha pjesen bazike nga Enesi), pastaj zhvillimin, perpunimin, formen, backvokalet, i bej vet, sepse vetem keshtu, ndjehem rehat.

Madje, jeni nder kengetaret e rralla qe nuk kendoni 'playback'...
Mos pervoja ime me 'playback' e beri shume te veshtire paraqitjen time ne spot, sepse nuk ndjehesha rehat dhe reflektova zbrazet dhe jo emotive, sic ndodh ne 'live'.

Iu shohim edhe neper pub-e, por keni kritere dhe identifikoheni vetem nje audience te perzgjedhur.
Une e pelqej publikun qe me percjell vazhdimisht. Nje pjese e madhe eshte e kolegeve dhe shokeve te mi. Jane ata qe i duan kenget qe ne performojme, ku pervec atyre shqip, jane edhe kenget e huaja, vecanerisht kenget franceze, qe momentalisht i kendoj vetem une. Une emocionohem kur kendoj. Dhe, kur ate emocion e transmetoj tek njerezit qe i kam perballe, tek te tjeret qe jane aty, atehere ndjehem shume e permbushur dhe e ndjej dashurine qe ata kane per mua. E, kjo do te thote shume per mua.

Performancat tuaja vokale kane kapur shtrirje dhe interpretime kenget e vjetra, por edhe mjaft ritme qe vijne nga tendenca e kohes.
Ne repertorin tim, me shume zene vend kenget e vjetra sesa ato te reja, si te muzikes shqipe, ashtu edhe te gjuhes angleze e franceze, mirepo perpunimet, format e reja, eksperimentet e shumta me ritem dhe melodi, sjellin risi dhe krijojne atmosfere me shume atraksion. Kjo edhe eshte vecantia qe karakterizon bendin tim dhe stilin qe une e bej.

Eshte mbreselenes angazhimi qe ke ne muzike. Ne cfare pike ndodhet karriera jote muzikore?
Ne fakt sapo kam filluar karrieren time muzikore, pavaresisht ketyre viteve qe kam pasur bendin tim dhe qe kam performuar 'live'. Ka qene pjese e misionit tim. E para, per te gjurmuar dhe eksploruar muziken e bukur shqipe, per vetveten si fillim dhe, e dyta, per ta transmetuar ate te publiku. Sot, mendoj te kem kenge te mia, jo vajtje-ardhje, por kenge qe do t'i rezistojne kohes dhe neser do te jete dikush tjeter si une qe te gjurmoje, t'i nxjerre nga pluhuri dhe t'i riktheje, sic bejme ne tash.

Cilet jane kengetaret tuaj me te preferuar?
Vaqe Zela dhe Nexhmije Pagarusha, per mua, vazhdojne te mbeten ikona te muzikes shqipe, ndersa prej muzikes se huaj, jashte mase adhuroj: Jaques Brel, Edith Piaf, Paris Combo, Billie Holiday, Annette Hanshaw, Lisa Minelli, etj.

Cilat jane prioritet e tua ne muzike ne keto momente?
Shume shpejte do ta realizoj klipin e kenges " Djalin moj vasha". Kjo do te jete kenga e pare 'cover', pas se ciles do te pasoje edhe projekti i nje albumi te tille. Puna, perkushtimi dhe aranzhimet qe jane bere ne kenget e vjetra shqipe, jane aq te bukura, aq te dashura per mua, saqe nuk do t'i le vetem ne nivelin e performancave 'live'. Kjo nenkupton edhe reduktimin e performancave tona neper lokalet publike, per arsye se nevojitet nje pune e madhe me koncentrim dhe shume energji. Pas ketij projekti, do te filloj te punoj ne albumin tim personal, por kjo i takon planeve pak me te largeta.

Ju jeni edhe aktore e deshmuar, por edhe kengetare. A e plotesojne njera tjetren keto dy zhanre artistike?
Ne rastin tim, vetem e kane ndihmuar njera-tjetren. Aktrimi me ka ndihmuar te jem shume e lire dhe e natyrshme ne performancat e mia muzikore. Permes aktrimit, jam mesuar ta konsideroj publikun faktor shume te rendesishem dhe te jap maksimumin per ta respektuar ate, t'i ndaje emocionet e mia me ate. Dhe, kjo eshte ajo e vecanta qe me karakterizon mua ne muzike. Ndersa, muzika me ka ndihmuar ne shume aspekte aktoreske. Tre projektet e mia te fundit teatrale, jane pikerisht shfaqje muzikore, ku permes rolit te personazhit qe luaj, kendoj solo edhe ne grup (kor). Jane keto shfaqjet: "Rock'N'Roll", "Nata e dymbedhjete" dhe "Cifti i hapur", njekohesisht edhe pervojat e mia me te mira te nderlidhjes se muzikes me aktrim.

Pse nuk keni qene me aktive deri me tashti ne ekranet televizive?
Sepse jo vetem ne ekrane televizive pasqyrohet puna ime.

Na behet se e keni vetine qe planet nuk i hidhni vetem ne leter, por jeni kembengulese ne realizimin e synimeve tuaja. Insistimi i juaj deri me tashti ka deshmuar se eshte frytdhenes?
Une mundohem t'i realizoj planet e njeres sfere kur jam me e lire ne sferen tjeter. Eshte e pamundur te realizohen me sukses te dyja menjehere, sepse atehere nuk do te jene te fuqishme. Secila kerkon angazhim maksimal dhe nese e ndane pergjysme, atehere eshte optimal dhe jo shume i kenaqshem. Ne keto raste, kompromisin me te madh e bej me muziken ,sepse eshte me individuale dhe varet nga vet une. Ndersa puna ne aktrim eshte grupore. Eshte i caktuar orari nga dikush tjeter, po ashtu eshte e caktuar edhe premiera, reprizat, udhetimet, cdo gje tjeter. Ne ate kohe zakonisht e le anash muziken per t'iu kthyer serish ne momentin qe e kryej projektin paraprak.

Faleminderit, dhe urime per klipin me deshiren qe do te pasojne edhe klipe te tjera, te cilet do te zgjojne kersherine e degjuesve dhe kenget tuaja do te perqafohen me afsh zemre.
Faleminderit shume.
Edona Reshitaj
Asgjë Nuk Ndryshojmë
[Teksti dhe Klipi]
(gazmend kajtazi/telegrafi)