>
BIOSHQIP

Besa Breca Skualifikohet Për Plagjiaturë...

01-10-2013
Një skandal i rradhës ka përfshirë tashmë këngëtaren Besa Breca. Këngëtarja e cila para disa ditësh publikoi këngën "Ndjenjat nuk kanë kufij" në festivalin Kënga Magjike mesa duket ka qenë pre e një plagjiature nga kompozitori i saj Fabian Asllani. Lajmi ësht komfirmuar nga vetë faqja zyrtare e festivalit Kënga Magjike në facebook. Sipas festivalit nuk ishte hera e parë që një person skualifikohet nga gara për huazimin e këngës. Para 7 vitesh ishte përsëritur e njejta gjë, ku mesa duket Motrat Trungu ishin skualifikuar nga kjo garë duke qenë kështu viktima të vjedhjes së një kënge nga Fabian Asllani. Teksteshqip ka kontaktur me festivalin dhe ka mësuar tashmë se Besa Breca është skualifikuar nga gar dhe nuk do të jetë më pjesë e këtij eventi madhështor. Shumë shpejt kënga "Ndjenjat nuk kanë kufij" do të hiqet nga kanali zyrtar i festivalit Kënga Magjike në youtube. Një kanal i cili sivjet i është besuar platformës ON Air.
(Teksteshqip)

Besa Breca Skualifikohet Për Plagjiaturë...