>
BIOSHQIP

Alketa: E Kam Provuar Fustanin E Bardhë

5-1-2015
Alketa: E Kam Provuar Fustanin E Bardhë
Alketa Vejsiu ka një biznes mode në Tiranë. Ajo është menaxhere e butiqeve & magazinës online "Class" në Shqipëri. Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj social ku shihet me një nga fustanet e linjës së saj.

Fustani të cilin e veshi Alekta është fustan nusërie i bardhë, por që kësaj here ajo e ka veshur për të qenë imazh i kompanisë së saj.

"Me ne fund fustanin e bardhe e kam veshur vete" - ka shkruar Vejsiu në Instagram.
(B.A/Teksteshqip.Com)