>
BIOSHQIP

Adelajda & Bjordi Në Krizë, Ndërrojnë Shtëpi E Këndojnë Në Festival

19-09-2010
Nuk është e thënë që të jesh i famshëm në kompeticionin Big Brother dhe gjërat në jetë të të ecin fjollë. Pas shkëlqimit të para dy viteve, Bjordi dhe Adela kanë hasur vështirësitë e para të jetës. Të paktën janë bashkë, dhe ky fakt i ngushëllon, por, jo të gjitha janë ashtu sikurse ata e prisnin. Çifti më famoz i BB gjendet në krizë ekonomike. Dhe kjo kuptohet fare thjeshtë: ata nuk do të jetojnë më pikërisht në qendër të kryeqytetit, në zemër të Bllokut, por janë zhvendosur në periferi të Tiranës, në një pallat të ri afër Pallatit të Brigadave, sigurisht, në një shtëpi më të madhe, por më pak të kushtueshme sesa shtëpia që kanë marrë me qira në qendër të kryeqytetit. Bëhet fjalë për një hyrje në katin e parë të një pallati, diku te 90 metra katrorë, por që atyre të dyve iu del e ju tepron. Sepse, të gjithë lexuesit e Bluetooth, e mbajnë mend me sa pompozitet ata të dy u vendosën në qendër, e pas famës së fituar, intervistave që jepnin poshtë e përpjetë, duket se do të kishte një rënie. Dhe fillimisht shkëputja nga Top Channel, më pas jo ftesa për spektakle të reja, më pas normaliteti, dhe ja tani, e kanë gjetur veten në një shtëpi të re me qira, më pak të kushtueshme sesa ajo e qendrës. E ndërkaq, ka qenë zonja e shtëpisë së vjetër, që nuk ka dashur më të dijë për famën e tyre, por për paratë që fuste në xhep. Ndaj ata vendosën të largohen, dhe me të njëjtën shumë parash, të vendosen në periferi të kryeqytetit. Dhe rezultati duket se doli më mirë. Me të njëjtën shumë parash ata tashmë kanë siguruar një shtëpi me më shumë metra katrorë, një kuzhinë e madhe dhe dy dhoma, njëra prej të cilave do të shërbejë si studio për Bjordin. Nga miqtë e tyre kemi mësuar se këto ditë kanë qenë shumë të impenjuar duke bërë transportimin e plaçkave për në shtëpinë e re, por edhe pse me lodhje ata janë të gëzuar për këtë ndryshim. Puna e re E për të qenë korrekt me fitimet që duhet të marrin, duke shfrytëzuar edhe fansat e shumtë që kanë, por edhe duke maksimalizuar të ardhurat, Bjordi dhe Adela do të vijnë këtë radhë me një surprizë. Do të marrin pjesë në edicionin Kënga Magjike. Sigurisht, pretendojnë të fitojnë një çmim, por edhe për t'u kthyer në qendër të vëmendjes, e më pas për të kthyer imazhin e tyre të dikurshëm. Sa i përket projekteve televizive nuk dihet ende nëse Bjordi dhe Adela do të jenë pjesë e ndonjë emisioni për këtë sezon të ri, por ama kemi zbuluar se ata do të jenë gjithashtu pjesë e Festivalit "Kënga Magjike". Pasioni i madh i Adelajdës, por edhe i Bjordit, për muzikën ka gjasa të shpërblehet këtë vit me një çmim në këtë festival. Por edhe nëse ndodh e kundërta, ne jemi të bindur që ata do të mbeten shumë të kënaqur, pasi u pranuan si konkurrentë në festivalin më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Kjo ka të bëjë edhe me kërkesën e tyre për të pasur një xhep të shëndoshë. Sepse me xhepa të mbushur, dhe marrëdhënia e tyre bëhet më e konsoliduar.
(vipat.info)

Adelajda & Bjordi Në Krizë, Ndërrojnë Shtëpi E Këndojnë Në Festival